Lorik Cana merr ofertë nga gjigandi i Bundesligës

Kliko per me shume info

lorik-cana14Ditë vendimtare për të ardhmen e Kapitenit të Kombëtares Shqiptare. Të paktën duke i besuar asaj që shkruajnë mediat italiane, Lorik Cana është drejt largimit nga Lazio dhe për të në fakt nuk mungojnë ofertat në klubin kryeqytetas. Në ditët e shkuara është folur për interesimin e Schalke 04, por siç bën të ditur në versionin e saj të printuar “Il Messagero”, lajm që e përcjell më pas edhe “TuttoMercatoweb” veç “bluve mbretërorë” në ndjekje të Lorikut është dhe një klub tjetër i Bundesligës, pikërisht Bayer Leverkusen klub që do të luajë këtë vit Champions League duke e nisur nga ndeshjet e play-off pasi e përfundoi kampionatin në vendin e 4-ët të klasifikimit.

Në të shkuarën Cana ka pranuar publikisht pëlqimin e tij për Bundesligën si një preferencë e lindur për shkak të futbollit që aplikohet aty, mënyrës se si e përjetojnë tifozët futbollin, por padyshim dhe ambicies për të vijuar një tur prestigji në kampionatet më të fortë të Europës pas eksperiencave në Ligue 1 në Francë, Premier League angleze, Superligën turke dhe së fundmi dhe Serinë A.

Kliko per me shume info

Gjithsesi për sa i përket të ardhmes së Canës, tashmë 31-vjeçar nuk përjashtohet edhe një pistë më ekzotike, pasi mediat italiane konfirmojnë interesimin e fortë në drejtim të tij edhe nga disa klube të MLS, Ligës Amerikane të Futbollit, aty ku po investohet gjithmonë e më shumë për të rritur popullaritetin e kësaj loje dhe ku aktivizohen tashmë disa nga yjet më të famshëm të futbollit europian. Gjithsesi në transferimin e Canës një rol të rëndësishëm ka dhe Lazio, pasi Loriku ka një kontratë që skadon vitin e ardhshëm dhe presidenti Lotito kërkon të përfitojë një shumë financiare që sipas mediave italiane është të paktën 1 milionë Euro nga transferimi i tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here