Lionel Messi i shpëton jetën pengut në Nigeri

Kliko per me shume info

messi-barcaaaLionel Messi të shpëton jetën. Kampioni i Barcelonës, gjithmonë protagonist në fushën e lojës, këtë herë ka përfunduar në faqet e para të gazetave për një histori që nuk ka asnjë lidhje me futbollin.

Në fakt, është e pabesueshme historia e rrëfyer nga një agronom i ri argjentinas që, pasi është rrëmbyer në Nigeri, i ka shpëtuar vdekjes duke thirrur pikërisht emrin e “Pleshtit”.

Santiago Lopez Menendez, më 24 qershorin e kaluar ka qenë duke punuar ne një fushë të qytetit të Kontagoras kur një grup banditësh të armatosur e kanë rrëmbyer dhe e kanë mbajtur peng për tri ditë. Tani profesionisti fatkeq është liruar dhe nga ambasada argjentinase në Nigeri ka folur për makthin e kaluar duke shpjeguar se ka pasur vështirësi komunikimi me rrëmbyesit për shkak të gjuhës.

Kliko per me shume info

Në veçanti, siç bërë të ditur gazeta argjentinase “La Capital”, Mendez ka treguar sesi rrëmbyesit ishin të bindur se kishin kapur një peng amerikan dhe pikërisht për këtë arsye ishin sjellë ashpër me të në fillim. Por, në këtë pikë, pengu ka vendosur të bërtasë emrin e Messit duke i bërë atyre të kuptonin kombësinë e tij.

Kjo i ka mjaftuar pengmarrësve për t’u bindur dhe për të ndryshuar qëndrimin ndaj tij duke u bërë më miqësor deri në momentin kur ka ardhur edhe lirimi. Kështu, Lionel Messi pas magjive në fushë dhuron edhe mrekulli jashtë saj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here