Vrasja e policit në Lazarat, vetëdorëzohen dy vëllezërit pas 4 orësh në rrethim

Kliko per me shume info


lazaratPolicia e shtetit flet per arrestimin e dy vellezerve Aliko, te kerkuar per vrasjen e oficerit te RENEA-s Ibrahim Basha. “Qe prej ores 16.00 rreth 500 forca policore, kan rethuar ne zonen e kardhiqit , ku mbi bazen e informacioneve ne ruge operative rezultonte se dy vellezerit aliko po leviznin ne drejtim te grukes per ne zonen e fshatrave te cepos. Policia i ka pikasur ju ka ber thirje te dorezohen por dy vellezerit jan futur ne nje zone me shkure e rrepe.
vellezerit-aliko2015Ne drejtim te vendit ku fshiheshin esht nisur drejtori i policis se shtetit Haki Cako me nje helikopter te ushtrise ku se  bashku me drejtoret Ardian Çipa dhe Altin Qato ka drejtuar gjith operacionin.
Helikopteri ka bere transportin e forcave renea nga kardhiqi duke i dislokuar ne te gjitha pikat duke krijuar nje perimeter e sigurise dhe rrethimin e zones. Forcat renea per dy ore me helikoper kane krehur zonen e dyshuar ku fshiheshin, nderko qe fnsh e forca te tjera po ngushtonin perimetrin e sigurise. Forcat renea kane perdorur negocjatat per te bere te mundur daljen e tyre nga vendi ku ishin fshehur. Pas disa oresh  negociatash dhe ne rrethom te plote, eshte bere e mundur kapja dhe arrestimi i tyre”, thuhet ne deklaraten e policise.

Vellezerit Aliko mesohet se jane derguar ne drejtorine e policise se Gjirokastres ku po merren ne pyetje ne lidhje me akuzat ndaj tyre.

Kliko per me shume info

Vetedorezohen dy vellezerit e kerkuar ne Lazarat

lazarat-kardhiqVetëdorëzohen në polici dy vëllezërit Arbion dhe Albano Aliko, të shpallur në kërkim për vrasjen e policit Ibrahim Basha në Lazarat.

Dy vëllezërit janë vetëdorëzuar në fshatin Kardhiq dhe më pas janë vënë në prangat e policisë së shtetit.

Vetedorezimi i dy personave ka ndodhur pasi ata ishin rrethuar nga policia per kater ore ne nje banese ku strehoheshin diten e sotme.

Ka qene babai i dy vellezerve Aliko ai qe ka negociuar vetedorezimin e tyre ndersa kerkesa e vetme e te rinjve ka qene qe policia te mos i vriste dhe te mos i dhunonte ata.

Babai i vellezerve Aliko ka pretenduar se djemte e tij nuk kane lidhje me vrasjen e oficerit te RENEA-s. Sipas tij ne kohen kur ka ndodhur ngjarja njeri nga djemte ka qene ne Kavaje.

Ja si u vra polici i RENEA-s ne Lazarat

Prokuroria ka publikuar versionin e saj të ngjarjes së ndodhur në Lazarat ku është vrarë në detyrë oficeri i RENEA-s Ibrahim Basha.
Sipas prokurorisë, më datë 24.06.2015, ne Prokurorine per Krime te Renda eshte bere regjistrimi i procedimit penal nr.176, te vitit 2015, për  kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkepunim, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuara nga nenet 79/b, 25, 79/b, 22, 25, 278/2, 5, 283 i K.Penal, ne ngarkim te shtetasit Xh. Malo, etj.
Më datë 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, kanë qënë të planizuar me shërbim forca të policisë të FNSH të cilat ishin ndodheshin të vendosur në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”,  dhe  “kryqëzimi i përroit të Kordhocës” dhe ndërkohë që vazhdonin sherbimin, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar. Po kështu në orën 04:44 një grup tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.
Në këto rrethana, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ngritur grupi i drejtimit dhe janë marrë masa për mbajtjen në rrethim të përsonave të armatosur, të cilët qëllonin me armë në drejtim të policisë dhe në bashkëpunim me forcat e policisë “Renea” është hartuar plani i operacionit për kapjen e këtyre përsonave.
Rreth orës 09:00, nga forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë  këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është kostatuar një automjet benz i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xh. Malo.
Gjatë udhëtimit në drejtim të fashtit Lazarat të forcave të policisë, në kohen kur automjeti  me targa XX xxx AA, me forca të policisë të repartit “Renea” ndodhej në afërsi të vendit të quajtur “pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmen mjeskore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.
Në vijim forcat e policisë, kanë bërë kqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xh. Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes “lino” e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike “Kokainë”, nderkohë që vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton ky shtetas ka qenë pjesë e grupit të armatosur, grup i cili dyshohet se kishin rreth 6 muaj që përgatitej per te sulmuar dhe luftuar forcat e policise se shtetit, me qellim rikthimin e gjendjes se meparshme ne fshatin Lazarat, ku te krijohej mundesia per kultivuar lende narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se organizatorë të këtij grupi janë shtetasit Ar. Aliko dhe Al. Aliko

Kliko per me shume info

3 COMMENTS

  1. po pse mor ….. tani nuk thoni na ndihmon vetem allahu????? ju vetem e vetem qe jeni perkrahes te xhihadisteve duhet te merni burgim te perjetshem…….ku ti keni ju dhe xhihadistet fare e keqe

    • s’ma ha mendja qe dhe keta gjykata ti nxjeri me te meta mendore sic nxori djalin e Luiza Xhuvanit (kostandinin) jo per gje po cdo gje ndodh ne kete bote….dhe ate gishtin lart qe ngren cunat tani le ta fusin pak ne b……se mbase i ndihmon allahu i tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here