Lazarat, tërhiqen specialet

Kliko per me shume info

lazaratArrestimi i dy vëllezërve Aliko ne Kardhiq, duket se i po i jep fund edhe aksionit te gjere policor ne Lazarat. Shume efektive te trupave speciale, jane tërhequr nga fshati dhe kontrollet janë reduktuar.
5 ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, situata në fshat duket me e normalizuar. Megjithatë, ne rrugët e fshatit vijon patrullimi i policisë, ndërsa postblloqet, nuk janë hequr nga rrugët kryesore hyrëse ne Lazarat. Burime te policisë, bëjnë te ditur se tashme kontrollet ne zone, do te bëhen duke marre shkas edhe nga hetimet e prokurorisë, per te zbuluar plotësisht vendet ku vepronte “grupi i zjarrit”, armët qe përdorte dhe personat te cilët i kane ndihmuar gjate gjithë kësaj periudhe.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here