Largimi nga Real Madridi, C.Ronaldo: Ja vendimi im

Kliko per me shume info

ronaldo20155Portugezi Cristiano Ronaldo nuk kishte folur për mediat që nga muaji shkurt, pas ndeshjes mes Realit dhe Schalkes për Champions League.
Se fundi, sulmuesi i Real Madrid vendosi të thyejë heshtjen e gjatë, duke dhënë një intervistë për portugezen ‘A Bola’, me synimin e qartë për të përgënjeshtruar zërat e merkatos.

“Nuk kam folur kurrë me shtypin në muajt e fundit. Këtë herë po bëj një përjashtim, pasi dua të nënvizoj se lajmet që flasin për një konflikt mes meje dhe Realit janë absolutisht të pavërteta”, tha Cristiano Ronaldo.

Kliko per me shume info

“Jam shumë i lumtur që luaj për klubin më të madh në botë dhe në të njëjtën kohë kam besim se do të kemi një sezon me shumë suksese”, shtoi golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.

Sulmuesi portugez foli edhe në lidhje me zërat e japin si të përkeqësuar raportin mes tij dhe drejtuesve të Realit: “Jam bezdisur shumë nga lajmet që kam lexuar. Po flas pikërisht që t’i bëj gjërat e qarta. Unë jam shumë mirë te Reali”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here