Kuvendi i Kosovës, ndërpritet seanca për Gjykatën Speciale, rifillon në orën 15:00

Kliko per me shume info

kos kuvendSeanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku pati ballafaqime gjatë debatit pro e kundër propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës dhe Gjykatës Speciale, u ndërpre për të riflluar në orën 15:00.

Në deklarime, dy forcat më të mëdha politike të koalicionit qeverisës u shprehën pro, e tre të opozitës kundër, ndërsa grupet parlamentare të komuniteteve pakicë nuk u deklaruan.

Kliko per me shume info

Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga qeveria, është sot pika e vetme e axhendës së seancës së nisur, me mbi gjysëm ore vonesë, të Kuvendit kosovar drejt krijimit të Gjykatës Speciale.

Fillimisht, në Kuvend foli kryeministri Isa Mustafa, i cili ftoi të gjithë deputetët për të votuar Propozim-Amendamentin. Seanca plenare e Kuvendit ishte parashikuar për në orën 10:00, e një orë më herët është mbledhur Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila pritet të rimblidhet gjatë ditës.

Ndërsa opozita po kërkon largimin e forcave policore nga Kuvendi dhe pyet “pse keni bërë këtë shtetrrethim të Parlamentit të Republikës së Kosovës”.

“Forca shtesë nuk ka në Kuvend”, tha kryeparlamentari Kadri Veseli, ata janë jashtë ndërtesës së Kuvendit dhe kjo është çështje e Ministrisë së Brendshme, tha Veseli.

“Unë kisha kërkuar publikisht që as në oborrin e Kuvendit të mos ketë forca shtesë policore”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në vijim po flasin përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Kryetarët e grupeve Parlamentare të partive të koalicionit qeverisës, Shaip Grabovci-PDK e Ismet Beqiri-LDK, u shprehën pro votimit të propozim-amendamentit, ndërsa opozita, duke nisur me kryetarin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, shprehen kundër.

Në emër të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i kësaj partie, deputeti Ramush Haradinaj, ritheksoi qëndrimin kundër. Ai tha se asnjë nga institucionet e Kosovës nuk qenkan të denjë për t’iu besuar drejtësia, dhe se subjekti i tij nuk i thotë jo drejtësisë, e jo pastrimit të mjegullës, por drejtësisë selektive.

Kjo gjykatë, sipas Haradinajt, nuk ka të bëjë me individë, por me tërë Kosovën

Po ashtu kundër u rishpreh Nisma për Kosovën – deputetja Valdete Bajrami.

Kështu të tre partitë opozitare unanimisht u shprehën kundër. Ndërsa, grupi parlamentar i Lista Srpska nuk u paraqit për diskutim dhe qëndrimin e saj.

Po ashtu nuk u paraqit grupi parlamentar i komuniteteve tjera pakicë Gjashtë Plus. Në vazhdim, zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Hashim Thaci, ritheksoi qëndrimin pro duke theksuar se “ne duhet të mos e harrojmë të kaluarën dhe të mbrojmë të vërtetën”. Kuvendi po vazhdon diskutimet e deputeteve.

Kuvendit të Kosovës i është dërguar si informatë Projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, pas miratimit unanim të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë në mledhjen ne qeverisë së Kosovës në 19 qershor.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, theksoi se nuk bëhet fjalë për shqyrtim të miratimit të Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por është informim me përmbajtjen e tij për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai bëri të diur se projektligji “është hartuar krejtësisht nga BE-ja dhe ka filluar me themelimin e grupit teknik nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar që të shqyrtohet legjislacioni i pranuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

“Ky është draft që nuk ka më hapësirë për negocim nga ekipi i ekspertëve”, tha ministri Kuçi, duke theksuar se, “është menduar që me përmbajtjen të njoftohet qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe më pastaj me procedura të rregullta edhe kushtetuese, edhe me rregullore të Kuvendit por edhe atë të qeverisë, të merren vendimet e duhura”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se, “përgjigja përfundimtare, edhe e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë se ky është teksti i fundit në të cilin nuk ka hapësirë që të bëhen ndryshime”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here