Kupa e Amerikës, kjo është kombëtarja e parë finaliste

Kliko per me shume info

kiliPër të parën herë që nga viti i largët 1987 La Roja kualifikohet sërish në një finale të Kupës së Amerikës. Në Estadio Nacional të kryeqytetit Santiago skuadra e Jorge Sampaolit iu fal këmbëve të Eduardo Vargas-it që realizoi një dy golësh në fitoren 2-1 të Kilit ndaj Perusë që luajti për 70 minuta me një lojtar më pak. Sfida gjysmëfinale mes këtyre dy kombëtareve nisi shumë e tensionuar dhe pa u mbushur ende 20 minuta lojë, Peruja mbeti në inferioritet numerik teksa Zambrano u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori për një ndërhyrje të rëndë ndaj Aranguiz. Për të ngritur peshë të pranishmit në shkallët e stadiumit mendoi Eduardo Vargas që në minutën e 42-të  tregoi gjithë klasin  e tij duke lënë të shtangur portierin e Perusë, Gallese me një goditje të zgjuar nga një distancë shumë e afërt. Në disavantazh 1-0 Peruja nuk kishte më çfarë të humbiste dhe u hodh përpara në kërkim të golit të barazimit.

Kur kishin kaluar 15 minuta nga fillimi i pjesës së dytë nën presionin e Paulo Guerreros, futbollisti i Interit Gary Medel në tentativë për të larguar topin e dërgoi atë në rrjetën e tij duke vendosur sërish baraspeshën në këtë takim. Por festa nuk zgjati shumë te Peruja sepse pas vetëm 4 minutash Eduardo Vargas me një goditje të bukur nga distanca mposhti për herë të dytë gardianin e Perusë, Gallese duke i dhënë edhe njëherë tjetër avantazhin vendit organizator të eventit. Ky ishte goli i 22-të për Vargas me fanellën e Kilit me sulmuesin që u shndërrua në goleadorin e 6-t më të mirë të të gjithë historisë së La Rojas amerikano-jugore. Sfida e Estadio Nacional në Santiago nuk prodhoi më gola dhe vërshëllima përfundimtare bëri që i gjithë impianti të shpërthente në festë me Kilin që u rikthye të jetë pjesë e finales së Copa America pas 28 vjetësh. Pas 4 finaleve të humbura La Roja këtë herë do të synojë të arrijë një sukses historik kur të përballet me fituesin e çiftit, Argjentinë-Paraguai mbrëmjen e së Shtunës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here