Kukës, parandalohet konflikti i armatosur mes kushërinjve për pronat

Aktualitet

kallashNë Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Has gjatë mbasdites ka ardhur një telefonatë se në fshatin Peraj, Komuna Golaj  ka një konflikt mes kushërinjëve.Menjëherë  në drejtim të fshatin Peraj ,Komuna Golaj, janë nisur forcat e policisë ku pas mbritjes në banesën ku kishte konflikt  ka rezultuar se konflikti ishte midis kushërinjëve për çështje pornësie.

Shtësja I.M kishte konflikt me kushëririn, shtetasin Ibrahim Malaj për çështje pronësie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga ana e Policisë , rezultoi se konflikti mund të precipitonte në konflikt me armë, pasi shtetasi Ibrahim Malaj, mbante një armë automatik, pa leje të organeve.

Punonjësit e Policisë kanë bërë sekuestrimin e armës automatikë dhe më pas kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm  në banesë dhe në teritorin përreth , ku rezultoi se gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan: 1 Automatik, 1 krehër fishekësh, 52 kapsolla denator, 75 fishek automatiku, 10 kallëp tritoli, 20 metra fitil.

Efektivat e Policisë kanë bërë shoqërimin në Komisariat të Policisë të kushërinjëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ibrahim Malaj.

ME TE LEXUARAT