Kryediplomati grek pritet ta vizitojë Tiranën

Politikë

Nikos KotziasLigji i luftës me Shqipërinë dhe pakti detar do të jenë dy ndër shtatë temat e diskutimeve  në Tiranën zyrtare të kreut të diplomacisë greke, Niko Kotzias. Një lajm i tillë u bë sot publik nga e përditshmja greke, “ Kathimerini”, e cila citon në artikullin e saj burime zyrtare të qeverisë greke. AbcNews njoftoi se Kotzias pritet të vizitojë vendin tonë dy javët e fundit të korrikut dhe sipas të përditshes greke diskutimi i Marrëveshjes së Detit të vitit 2009, diskutimi për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987, por që Presidenti i asaj kohe Christos Sartzetakis kishte refuzuar nënshkrimin, për zbatimin e tijjanë dy nga temat që do të jenë në qendër të takimeve me zyrtarët e lartë në Tiranë.

ME TE LEXUARAT