Krujë, asgjësohen 1050 rrënjë kanabis, arrestohet gruaja 44 vjece

Kliko per me shume info

kanabNje sasi lendesh narkotike jane gjetur e asgjesuar sot ne kruje ndersa ne pranga ka rene nje grua. Policia e shtetit informoi se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë për “Parandalimin dhe goditjen e trafikut

të lëndëve narkotike”“ është përfunduar me sukses operacioni “Verjon 2015”,ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetases së mëposhtme:

Kliko per me shume info

•Lumturije Disha, 44 vjeçe,banues në Krujë.

Arrestimi i saj u bë i mundur pasi nga një kontroll i ushtruar në vendin e quajtur Verjon, Nikel, Krujë u gjetën:
•11 parcela të mbjella me 1050 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa.

Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë po punohet intensivisht për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi I bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here