Kristi i BB lidhet me drejtoreshën e agjencisë së modës

Soft

kristiKristi, djaloshi nga Korca i cili bëri për vete shumë shqiptarë nga loja që bëri tek edicioni i fundit i ‘’Big brother Albania’’ pas daljes nga spektakli udhëtoi me një grup banorësh për në Kosovë e më saktësisht në Pejë. Arsye e këtij udhëtimi ka qenë që të vizitojnë qytete të ndryshme në Kosovë por edhe të shohin nga afër fansat që i kanë fituar brenda asaj kohe sa kanë qenë brenda shtëpisë së famshme. Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite banorët e Big brother kanë qenë mysafir special në gala mbrëmjen e ‘’Top model of Peja’’ që është mbajtur po në këtë qytet nën organizimin e Kreshnik Husajt – Kika i cili gjithashtu është drejtor ekzekutiv i këtij eventi të bukurisë. Ajo që ka rënë në sy është shoqëria e Kristit me një femër akoma të panjohur për publikun tonë por në Kosovë ajo njihet si drejtoreshë e një agjencioni të modës ‘’Deon Agency’’. Vajza që është në krah të Kristit quhet Albulena dhe burime mirë të informuara tregojnë se gjatë gjithë kohës ata bashkë kanë qenë shumë intimë, madje vajza njihet si një nga mikeshat dhe bashkëpunëtoret më të mira të Kikës gjë që mund të rezultojë se mes tyre ka filluar dicka krejt ndryshe se miqësia.Paparazzi

ME TE LEXUARAT