Kreu i policisë: Banda e Lazaratit, tifoze, jo anëtare e ISIS

Kliko per me shume info

haki-cakoDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako shpjegon të gjithë situatën që ndodhi pak ditë në Lazarat, e cila vendosi në alarm uniformat blu.

“Policia e Shtetit është e vendosur të çojë deri në fund drejtësinë dhe të mbajë lart të gjithë kontributin dhe vlerat e Ibrahimit. Ata nuk kanë jetuar në Lazarat. Ata janë persona me backround kriminal që vjen edhe si

Kliko per me shume info

pasojë i kriminalizimit familjar, pasi babai i tyre është me shumë rekorde kriminale duke filluar që nga vitit ‘98. Edhe para aksionit në Lazarat, këta persona kanë qenë nën mbikëqyrje”, thekson Çako duke shtuar se rekrutimet janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale, facebook etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thekson se ka pasur sinjalizime se banda kriminale ka qenë e pajisur edhe me antitank.

“Atë mëngjes, organizimi i tyre së bashku me disa persona ka pasur një përgatitje, ku rreth mesditës kanë qëlluar ndaj policisë, ndaj forcave që merreshin me rendin dhe sigurinë në Lazarat. Ato forca janë pozicionuar në fshat, e më pas është urdhëruar që të ndërhyhej me forcë policore me forca të RENEA-s. Ndërhyrja si fillim u bë me dy automjete, ku u kap një mjet ‘benz’ i bardh. Në momentin kur u afrua ky furgon, në një hapësirë që të sulmonte policinë, policia është gjendur me një sulm armësh, ku mbeti i vrarë i ndjeri Ibrahim Basha. Tendenca ka qenë agresive, Pasi kjo bandë kriminale ka qenë e pajisur me antitank. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen dhe dërgimin e të plagosurve në spital, ku pavarësisht i ndjeri Basha ka humbur jetën, ndërsa dy të plagosurit u çuan për mjekim”, tha Çako për News 24.

I pyetur nëse kanë qenë anëtarët të ISIS, Çako sqaron se: “Nga investigimi i bërë deri tani, të gjitha profilet e tyre kanë elementë të tifozllikut të veprimeve të ISIS, por nuk rezulton të jenë pjesë e ISIS. Komuniteti i Lazaratit bektashian dhe ata burojnë nga një komunitet i tillë. Një pjesë e personave të inkriminuar në këtë bandë kanë në profilet e vetë elementë, por aktualisht nuk rezulton të jenë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here