KQZ: Përfundon procesi i numërimit të votave në rang vendi, u realizua për 4 ditë

Kliko per me shume info

hoxhaj-kqzKa përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarë dhe këshilltarë në rang vendi, një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

Me anë të një deklarate për mediat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i numërimit të votave, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është përmbyllur në një kohë më të shkurtër.

Kliko per me shume info

Pasditen e së dielës përfundoi edhe numërimi i 20 kutive të fundit për Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe, të cilat u numëruan në KQZ.

“Pavarësisht zvarritjes së numërimit të votave nga KZAZ nr. 1, në Malësinë e Madhe, procesi i numërimit të votave krahasuar më zgjedhjet e kaluara është përmbyllur në një kohë më të shkurtër.

Në këto zgjedhje pavarësisht se ishin dy kuti votimi dhe numërimi i votave u bë për kryetar të bashkive dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë, procesi i numërimit u bë brenda 4 ditëve, ndërkohë në vitin 2013, që ishte vetëm një kuti votimit (pra 1 fletë votimi për tu numëruar), procesi i numërimit u mbyll brenda 7 ditësh, ndërsa në vitin 2011 procesi i numërimit ka zgjatur 14 ditë”, thuhet në deklaratë.

KQZ tha se në zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor morën pjesë në votime 1.606.231 zgjedhës, pra 47.63 % ndërsa në zgjedhjet për Kuvendin në vitin 2013, morën pjesë në votime 1.749.278 zgjedhës, pra 53.46%, dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011 morën pjesë në votime 1.618.360 zgjedhës pra 51.10%.

Aktualisht, është në përfundim dorëzimi i dokumentacionit zgjedhor, si dhe dorëzimi i kutive të votimit dhe materiale zgjedhore nga të gjitha KZAZ-të dhe po administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërsa thuhet se ka filluar procesi i relatimit dhe shqyrtimit të kërkesave ankimore të paraqitura nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 21 qershorit.

Për sa i përket bashkive të cilat janë administruar nga më shumë se një Komision i Zonës së Administrimit Zgjedhor, KQZ thotë se po punon për të bërë të mundur miratimin e tabelave përmbledhëse.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here