Kosova ende pa ushtri, një vit pas firmosjes së vendimit për ngritjen e saj

Kosovë&Rajon

fskKanë kaluar më shumë se një vit që kur Qeveria e Kosovës ka rekomanduar krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, forcë kjo e cila edhe pas kësaj periudhe vazhdon të mbetet e pa themeluar.

Për një zvarritje të tillë, ekspertet nga shoqëria civile, ua lënë faji si ish-kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçit e po ashtu edhe opozitës të cilët nuk kishin votuar kërkesën e komuniteteve pakicë për mandat të rezervuar në mënyrë që ata ta votonin themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Edhe pse ditë më parë Qeveria dërgoi amandamentet për FAK-un në Kuvend, kjo çështje nuk u shqyrtua në seancën e fundit për shkak se komisioni për Legjislacion po pret nga Ministri i FSK-së, Haki Demolli që t’iu dërgoj dokumentet tjera relevante që kanë të bëjnë me skemën dhe organogramine FAK, dhe menjëherë pas kësaj do të procedojnë më tutje amendamentet për FAK-un.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë KSCS tha për KosovaPress se deklarimet e para një viti për themelimin e kësaj force kanë qenë një lojë e madhe politike, lojë kjo sipas Perteshit ka dëmtuar këtë proces.

Deklarimet epara një viti të ish-kryeministrit Hashim Thaçi se Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen shpejtë, sipas tij janë bërë kryekëput për qëllime politike, meqë në këtë periudhë, vendi shkonte drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Perteshi: Shëndrr imi i FSK-së në FAK ishte lojë politike

“Me shndërrimin e FSK prej një organizate me mandate aktual në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë një lojë shumë e madhe politike dhe është dëmtuar procesi i transformimit të FSK në FAK. Këtë e kanë bërë për qëllime direkt politike, është bërë prej ish-kryeministrit Thaçi i cili deklaronte para zgjedhjeve se ne jemi ata që do ta formojmë Forcën e Armatosur të Kosovës, FSK në FAK dhe ky proces është dëmtuar. Sepse është dashtë vetëm të vendosen ne e kryejmë, do të punohet më shumë në nivel operacional përgatitjet FSK për me kalu me një mandatë ri që është mandati mbrojtja e integriteti dhe të sovraniteti të shteti të Kosovës që është mandat i çdo force të armatosur në rajon dhe në botë dhe si proces është dëmtuar”, tha Perteshi.

Sipas tij, procesin nuk e ka dëmtuar vetëm kjo deklaratë politike, por se edhe opozita është bashkëpjesëmarrëse në dështimin e këtij procesi deri më tani, duke mos arritur marrëveshje me komunitetet aso kohe që kjo forcë të votohen në këmbim të një mandati të rezervuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai shtoi se procesi tashmë po ballafaqohet me shumë sfida të mëdha, pasi që përveç që kërkohen 2/3 e deputetëve të Kuvendit për të miratuar ndryshimetkushtetuese, duhet po kaq nga komunitetet pakicë në vend. E për këtë Lista Serbe vazhdon të paraqes problem.

Perteshi: Ky proces ka përpara vetës shumë sfida

“Për momentin në përjashtim të komuniteti serb, të gjitha komunitetet tjera në Kosovë e mbështesin themelimin e FAK, përveçListës Srbska e cila pa marrë një dritë të gjelbër prej Beogradit nuk do ta votoj FAK, ose mund ta votoj me ndonjë marrëveshje që mund të bëhet gjatë bisedimeve në Bruksel, theksoi Perteshi.

Mandati aktual i FSK-së është më shumëcivil, dhe me shndërrimin e saj në FAK, ky mandat do të jetë mision që garanton mbrojtjen, sovraniteti dhe integritetin e shtetit, mision të cilin e ka çdo ushtri në botë vlerëson Perteshi. Për këtë sfidë të re, sipas tij, FSK tashmë është e gatshme.

Ndërsa, Ismet Krasnqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës i pyetur se kur do të procedohen në kuvend këto amandamente, ka thënë përmes telefonit se kryesia e Kuvendit të Kosovës vetëm është duke pritur qëKomisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ta kryej punën e vet e që më pastaj të procedohet për njëra nga seancat e Kuvendit.

Kurse, Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, tha për KosovaPress, se tashmë në këtë komision kanë ardhur amendamentet për FAK-un por se këto do të diskutohet pasi që t ë kenë marrë disa dokumente relevante që kanë të bëjnë me skemën dhe organogramine FAK-ut.

Haxhiu: Po presim përgjigje nga ministri Demolli

“Javën e kaluar është ngarkuar Komisioni për Legjislacionqë të shqyrtoj amendamentetpër Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe si kryetar e komisionit për legjislacion sigurisht që do t’i vendos në rend dite këto amendamentet për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tyre, mirëpo para saj sot i kam drejtuar letër ministrit Haki Demolli dhe i kam kërkuar që para shqyrtimin të këtyre amendamenteve të komisionit për legjislacion të na i procedoj të gjitha dokumentet tjera relevante që kanë të bëjnë me skemën dhe organogramin e FAK. Unë po pres si kryetare e komisionit për legjislacion që ministri Demolli të m’i procedoj këto dokumente në komisionin për legjislacion dhe sigurisht pas procedimit të këtyre amendament evedo t’i vendos në rend dite dhe do t’i shqyrtojmë si komision”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se përkundër se do të presin një përgjigje të ministrit Demolli, gjithçka rreth këtij procesi dhe shqyrtimit të këtyre amendamenteve është brenda afateve ligjore dhe në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit.

Ndërkohë problem për themelimin e ushtrisë së ardhshme të vendit, përveç këtyre zvarritjeve të deri tashme pritet të paraqes edhe Lista Serbe, e cila sipas vlerësimeve të analistëve dhe shoqërisë civile pritet ta kushtëzoj këtë proces me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo edhe ndonjë çështje tjetër e cila ka mbetur pa u zgjidhur për këtë komunitet.

Në rekomandimet e dala nga qeveria të datës 5 shkurt 2014, thuhet se tranzicioni i FSK do të bëhet në tre faza. Faza e parë e transformimit në ushtri parasheh periudhën 2014-2016, faza e dytë 2017-2019 dhe faza e tret ë gjatë viteve 2020-2024. Po ashtu, në mesin e këtyre rekomandimeve, thuhet se Ministria e FSK-së do të ndërrojë emrin dhe statusin, përkatësisht të emërohet Ministria e Mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT