Korcë-Pogradec, identifikohen viktimat e aksidentit me katër të vdekur

Kliko per me shume info

furgoni2015Policia e Korces ka bere me dije emrat e kater personave qe kane humbur jeten nga aksidenti i ndodhur te dielen pas mesnate ne rrugen Korce-Pogradec.

Burimet zyrtare kane thene se më datë 28.06.2015, njoftohemi rreth orës  23.00, se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është rrëzuar nga ura në fshatin Drithas, mjeti  furgon  tip”Mercedes -Benz” me targa AA108IB, me drejtues shtetasin Ergi Manllija, vjeç 29, banues në Fier – Shegan Lushnje.

Kliko per me shume info

Policia thote me tej se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën, drejtuesi i  mjetit  së bashku me tre shtetas të tjerë, të cilët  udhëtonin me të,  përkatësisht :

1- Merita Hyka , vjeç 41,

2- A. H , vjeç 15, të dyja banuese në fshatin Orman -Pojan Korçë dhe

3- Deljon Qerreti,  vjeç 24, banues në Fier – Shegan Lushnjë.

“Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor,i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe shkaqet që shkaktuan këtë aksident”, thane burimet zyrtare te policise.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here