Kontrabanda, arrestohet ndihmëskontrollori i Kakavijës

Kliko per me shume info

kakavije14Një punonjës i pikës kufitare të Kakavijës, si dhe një tregtar janë vënë në pranga gjatë së martës nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Policia ka bërë të ditur se inspektori Mentor Cane si edhe shtetasin Erald Çaço, shitës me pakicë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Kliko per me shume info

Mësohet se arrestimet janë kryer pas një hetimi 2 mujor me metoda dhe mjete speciale të hetimit, nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Sipas policisë, Cane i merrte stekat me cigare në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallra i sillte në Tiranë tek blerësi.

Mesditën e së martës, punonjësit të policisë iu kapën 36 kuti, me nga 3 steka cigare secila, në rrugën “Ndre Mjeda”, në kryeqytet. SHÇBA ka dokumentuar për periudhën që ai ishte nën hetim, se kryente të paktën 2 ngarkesa në javë, me sasi edhe më të mëdha se rasti i kapur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here