Kllogjer, përkujtohet 71-vjetori i genocidit grek ndaj çamëve

Kliko per me shume info

idriziËshtë përkujtuar pasditen e së shtunës në Kllogjer të Sarandës, 71-vjetori i gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri.

Në varrezat monumentale të Kllogjerit, përfaqësues të komunitetit çam kanë vendosur kurora me lule.

Kliko per me shume info

Ndërsa kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se, ky është një moment shumë prekës, pasi përkujtohen 2900 personat që humbën jetën të pamundur nga etja dhe uria.

“Është një moment shumë i ndjerë dhe emocionues për të gjithë ne, anëtarët e komunitetit çam. Në fakt, këto varreza monumentale të Kllogjerit janë dëshmi okulare e asaj masakre, që ka ndodhur me shqiptarët e Çamërisë. Këta njerëz vdiqën të larguar në një eksod biblik, duke lënë pas rreth 20% të popullsisë të zhdukur, të vrarë e të masakruar. Ata u nisën drejt atdheut mëmë, ndaluan këtu në këtë vend dhe, fatkeqësisht, rreth 2900 prej tyre vdiqën të pamundur nga etja, uria. Është një moment shumë i dhimbshëm për të gjithë anëtarët e komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Unë jam shumë i lumtur, që e mundësuam këtë varrezë, sigurisht që do të ketë një ceremoni shumë të madhe përurimi të kësaj varreze. Është momenti, jo vetëm për t’i kujtuar këta dhe i paharrueshëm qoftë kujtimi i tyre, por edhe për të theksuar me forcë se ne shqiptarët e Çamërisë do vazhdojmë betejën tonë në kuadër të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbi të cilën është ndërtuar bota e qytetëruar dhe demokratike, për të kërkuar deri në fund me forcë dhe pa asnjë lloj kompromisi të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, njohjen e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, fitimin e të gjithë të drejtave pronësore juridike të shqiptarëve të Çamërisë. Nuk do të rreshtim së kërkuari këto të drejta. Në radhë të parë, ne do të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës”, tha Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së.

Idrizi tha se çështja e ligjit të luftës është në bisedimet mes dy vendeve. Ai shtoi se do të kërkohet riaktivizimi i Traktatit të Miqësisë për çështjet pronësore dhe, nëse Greqia nuk i përmbahet atij, atëherë do t’i drejtohen gjykatave ndërkombëtare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here