Kitara e John Lenon në ankand për 800 mijë dollarë

Soft

kitara15-lenonKitara e preferuar e Xhon Lenonit do të nxiret në ankand. Bëhet fjalë për kitarën që ka qenë pjesë e rëndësishme e grupit Bitells dhe për të cilën nuk dihej se ku gjendej 50 vite me radhë, paralajmërohet se do jetë pjesë e ankandit Xhulian të ikonave të Rock and Roll e cila do të mbahet në nëntor në Beverli Hills.

Kitara Gipson 160 është përdorur në shumë shfaqje e peroformime nga karriera e hershme e Bitellsave, kurse rastësisht e ka gjetur një shitës i kitarave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam dyqan me kitare në Nju Jork dhe vazhdimisht më kontaktojnë njerëz që thonë se kanë kitara nga Bitellsat. Në 99% e rasteve është gënjeshtër por nuk dihet.

Një njeri me emrin Xhon Mekau më kontaktoi dhe dërgoi kitarën Gipson 160 duke e menduar se ndoshta ishte kitara e Xhon Lenonit e humbur para 50 viteve. Arritëm ta krahasojmë drurin dhe kjo në të vërtet ishte zbulim i madh” , tha Endi Babiuk, pronari i shitores së kitarave.

Kitara e Xhon Lenonit u zhduk në vitin 1963. Me këtë kitare kompozimet e njohura “She She Loves You",“I Want to Hold Your Hand", and "All My Loving". Çmimi i kitarës në ankand pritet të arrijë 500-800 mijë dollarë.

ME TE LEXUARAT