KE: I drejtë vendimi grek për kontrollin e kapitaleve

Aktualitet

brukselVendimi i Greqisë për kontrollin e kapitaleve është plotësisht i drejtë dhe i justifikuar, deklaroi sot Komisioni Evropian, pas diskutimit të kësaj mase të ndërmarrë nga vendi ballkanik.

“Në situatat aktuale, stabiliteti i sistemit financiar dhe bankar në Greqi përbën një çështje thelbësore për interesin publik që ka lidhje me vendosjen e shtrëngesave të përkohshme për rrjedhjen e kapitaleve”, tha me anë të një deklarate eurokomisioneri për Shërbimet Financiare, Jonathan Hill.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Këto kontrolle të kapitaleve janë të domsdoshme dhe në proporcion”, theksoi ai.

”Megjithatë, lëvizja e lirë e kapitaleve duhet të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur në interes të ekonomisë greke, eurozonës dhe tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian”, shtoi Hill.

ME TE LEXUARAT