Kamza, Xhelal Mziu fiton mandatin por humbet shumicën në këshill

Kliko per me shume info

mziuXhelal Mziu do të jetë edhe për katër vitet e ardhshme kryetar i ardhshëm i Bashkisë Kamëz, por nuk do të ketë shumicën në këshillin bashkiak. Edhe pse Kamza është e njohur si bastion i së djathtës Mziu fitoi me një diferencë të vogël përballë Safet Gjicit. Mziu mori 52.94% të votave, ndërsa Gjici 47.06%.

Mandatet në këshillin bashkiak

Kliko per me shume info

Nga numërimi i votave për këshillin bashkiak, Partia Demokratike rezulton partia me më shumë vota. PD ka marrë 28% të votave duke siguruar 12 mandate në këshill. Nga partitë e tjera në koalicionin e APPD-së që ka siguruar mandat në këshill është PR me tre mandate, BLD 1, LDK 1, PBKD 1 dhe PDM-E RE 1.

Ndërsa, sa i takon koalicionit të ASHE-së, LSI ka arritur të marrë rreth 19% të votave duke siguruar 9 mandate në këshill. Kurse PS ka marrë 18% dhe do të ketë 8 mandate. Partitë e tjera që kanë marrë mandat në këshill janë FRD, PLIDR, PUK, PDK me nga një mandat.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here