Jozefina Topalli: PD ka humbur shumicën dërrmuese të Bashkive

Kliko per me shume info

topalli_kuvendIsh –kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një status në faqen e saj “Facebook” ka uruar Voltana Ademin për rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, duke u shprehur e trishtuar për rezultatin në shkallë Republike.

“Unë me shpirt i përgëzova të rinjtë, qytetarët e Shkodrës, demokratët, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe i uroj suksese e punë të mbarë Voltana Ademit. Por, unë jam e trishtuar për rezultatin në shkallë Republike”, shkruan Topalli.

Kliko per me shume info

Topalli thotë se e di shumë mirë se sa e vështirë është të jesh në një garë ku sipas saj blihen votat. Ajo përmend zgjedhjet e qershorit të 2013, e më pas zgjedhjet në Korçë ku sipas saj, u pa me zë dhe figurë si blihej vota.

“Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 nuk plotësuan standardet, por edhe kjo nuk është se na zuri gafil. Ne nuk kemi fituar, dhe as kemi bërë hapa të mëdha përpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatët ajo ka ardhur se vërtetë kemi shtuar vota, por kryesisht se ASHE ka humbur më shumë se kemi shtuar ne”, shprehet Topalli.

Ish- krye parlamentarja shprehet se edhe tek vota e kandidatëve janë me minus 11% apo minus 169 mijë vota.

“Ne kemi humbur në shumicën absolute të bashkive. Harta është pothuajse mavi dhe si PD kemi 20%, ndërkohë si koalicion jemi me minus 482 mijë vota. PD ka një betejë të vështirë përpara. Por PD duhet të shikojë më shumë nga vetja”, thuhet në statusin e Topallin në “Facebook”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here