Jep dorëheqjen kryeministri i Turqisë

Bota

davutoglluKryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka dhënë dorëheqje, një veprim procedural ky pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

Megjithatë, ai do të mbetet në post derisa të formohet qeveria e re. Dorëheqja është bërë publike përmes një kumtese zyrtare të lëshuar nga zyra e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Davutoglut ka humbur shumicën në zgjedhjet e 7 qershorit.

Tani, ajo detyrohet të kërkojë partner për formimin e koalicionit qeveritar ose të bëjë përpjekje që të udhëheqë Turqinë përmes një qeverie të pakicës.

Erdogan pritet që të kërkojë zyrtarisht nga Davutoglu formimin e qeverisë së re pasi të shpallen rezultatet përfundimtare, ndoshta javën e ardhshme

ME TE LEXUARAT