Inagurohet “Tirana Business Park”; Rama: Stimulim, për sipërmarrjet gjermane

Kliko per me shume info

edi-rama33-314x2005Kryeministri Edi Rama mori pjesë të martën në përurimin e “Tirana Business Park”, një investim i palës gjermane që sipas tij, “përbën një prurje të re në botën e sipërmarrjes shqiptare dhe do të ndihmojë në zhvillimin urbanistik dhe punësimin”.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë investim të palës gjermane me vlerë kulturore për Shqipërinë, si rruga për të konkurruar dhe për të pasur sukses. “Ky investim përbën një prurje të re në botën e sipërmarrjes shqiptare dhe do të ndihmojë në zhvillimin urbanistik dhe punësimin”, tha Rama në fjalën e tij. “Kjo është një tjetër arsye e fortë pse do të bëjmë çmos të stimulojmë sa më shumë sipërmarrjet gjermane në Shqipëri”, shtoi ai.

Kliko per me shume info

Investimi, vijoi ai, krahas asaj që është një burim i ri të ardhurash për shtetin shqiptar, përbën dhe një shembull për shumë të tjerë që duan të investojnë, jo thjesht duke dëgjuar, por duke parë një realitet të ndërtuar këtu mes nesh, me standarde tërësisht gjermane.

“Tirana Busness Park” është një nismë në drejtimin e ri, është një qytet i vogël që ofron një vizion dhe rrugëzbatim të një projekti infrastrukturor, urbanistik, artitektonik dhe padyshim, që është dhe miqësor me mjedisin. Potenciali i këtij ‘oazi’ është që ai të kthehet në një nyje nevralgjike për ekonominë shqiptare, por besoj edhe për ekonominë gjithnjë e më të ndërlidhur rajonale”, theksoi Rama në fjalën e tij.

Duke iu kthyer rëndësisë së investimeve gjermane në Shqipëri, kryeministri nënvizoi se ato nuk janë vetëm burim parash, punësimi dhe rritje ekonomike, por ato sjellin dhe një kulturë të re të të bërit biznes dhe një kulturë të  punuari. “Kjo, shtoi ai, është ajo për të cilën ne kemi më shumë nevojë, pa pasur iluzionin se do të bëhemi ndonjëherë gjermanë, se ne jemi shqiptarë, por duke u përpjekur të korrigjojmë të metat tona me ndihmën e shembujve nga kultura e të bërit biznes të gjermanëve”, theksoi kryeministri shqiptar.

Duke vënë në dukje se pas viteve ’90 Gjermania ka investuar mbi 1 miliardë euro në Shqipëri, Rama theksoi se investimet gjermane “nuk janë vetëm për tulla, llaç e ngrehina, por dhe për rritjen e kapitalit njerëzor dhe të burimeve njerëzore”.

Gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e “Tirana Business Park”, kreu i ekzekutivit shqiptar e cilësoi këtë moment një vazhdimësi të Konferencës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor, e organizuar një vit më parë me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel.
“Ky është vazhdimi i një procesi historik për shqiptarët dhe gjithë rajonin, i nisur në gusht në Berlin, për të çelur një fazë të re bashkëpunimi mes Europës dhe Ballkanit, i cili në thelb ka vetëdijen e Europës, por në radhë të parë të Gjermanisë për të mbështetur një rajon, që pavarësisht ecurisë individuale të çdo vendi drejt integrimit, Europa nuk duhet ta harrojë se është një rajon europian. Nëse ata janë në BE ne jemi në ‘E’ dhe rruga drejt ‘B’-së do të jetë e gjatë. Por, ky është vullneti i lidershipit të Gjermanisë që të mbështesë vendet e Ballkanit që sa më shpejt të bëhen ‘BE’ e të mos ngelen në ‘E’”, tha Rama.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit ishte edhe kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Dua që t’ju ftoj publikisht, në atë që do të jetë këshilli ekonomik i Tiranës. Është në miniaturë dhe një strukturë e ngjashme me Këshillin Ekonomik Kombëtar, e ngjashme me atë që drejton kryeministri dhe që organizohet nga qeveria shqiptare”, tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj vuri theksin tek rëndësia e komunitetit të biznesit në zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës. “Ne besojmë se komuniteti i biznesit ka çfarë të japë për qytetin, dhe jo vetëm të jeni anëtarë të rinj të biznesit në Këshillin e ri Bashkiak, por duam që këshilli ekonomik i Tiranës të jetë forumi kryesor, i cili filtron të gjithë vendimmarrjen e bashkisë së madhe të Tiranës, përpara se këto vendime të shkojnë në këshillin bashkiak”, nënvizoi Veliaj.

Gjithashtu, Veliaj u bëri thirrje të gjitha bizneseve për të marrë pjesë në garën për fondin e nxitjes së punësimit, e cila tanimë do të zhvillohet edhe nga bashkia e re e Tiranës.

“Duam gjithashtu, që prej shumë prej kompanive pjesëmarrëse këtu, të bëhet një garë e shëndetshme me qeverinë kur vjen puna tek fondi i nxitjes së punësimit. Qeveria aplikoi një eksperiment të suksesshëm për fondin e nxitjes së punësimit, pra për të investuar në ato kompani që ofrojnë punësim për të rinjtë dhe gratë. Duam shumë që qyteti i Tiranës, të ofrojë një garë me qeverinë, duke shtuar fondin e nxitjes së punësimit por këtë herë nga bashkia e Tiranës”.

Veliaj vlerësoi edhe eksperiencën e bizneseve në fushën e ekonomisë, pasi vetëm në këtë mënyrë Tirana mund të jetë e hapur për të bërë biznes.

“Tirana Business Park” është projekti më i madh privat gjerman në Shqipëri, investim i kompanisë “Lindner Group” që arrin në vlerën 100 milionë euro. “Tirana Business Park” do të ofrojë 15 ndërtesa të cilat do të jenë zyra për bizneset si dhe 2 ndërtesa shumëkatëshe parkimi.

Pozicioni gjeografik i “Tirana Business Park” është shumë i përshtatshëm për të gjitha bisneset pasi ofron mundësi qasje për trasportin rrugor ajror e detar. “Tirana Business Park” sjell si risi ndërthurjen e projektit me natyrën duke krijuar një qytet të gjelbërt brenda qytetit. Në këtë mënyrë “Tirana Business Park” është zgjidhja e parë dhe më e mirë që ofrohet për të motivuar punonjësit e kompanive duke ndërthurur biznesin dhe natyrën. Ky projekt është konceptuar në 5 faza dhe faza e parë ka nisur në gusht të vitit 2012 dhe kap vlerën e 20 milionë euro për ndërtimin e tri objekteve.

I gjithë projekti i “Tirana Business Park” pritet që të përfundojë në vitin 2022. Në përfundim të fazës së parë klientët e “Tirana Business Park” do të përjetojnë konceptet e zbatuara në projekt të urbanistikës, arkitekturës, peisazhit dhe infrastrukturës. “Tirana Business Park” do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes në vend

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here