Idrizi: PDIU forcë e katërt, rritëm votat me 35 për qind

Kliko per me shume info

idriziKryetari Shpetim Idrizi tha ne nje deklarate per median pas zgjedhjeve se PDIU vjen sot para qytetarëve shqiptarë me një falenderim të sinqertë, për gjithçka shkoi mirë në këto zgjedhje, është më së shumti meritë e tyre.

Qytetarët shqiptarë masivisht zgjodhën ta shprehin vullnetin e tyre lirisht dhe nëpërmjet vullnetit të tyre, t’i japin Shqipërisë mundësinë për të hyrë në një etapë të re historike me një qeverisje të re vendore bazuar në reformën e re territoriale.

Kliko per me shume info

Falenderojmë çdo qytetar shqiptar, ata që kanë votuar për koalicionin tonë ose jo, ata që kanë votuar për PDIU ose jo, sepse ata me votën e tyre janë bërë bashkëautorë të një Shqipërie që aspiratën Europiane, e ka shndërruar në veprim konkret, tha Idrizi.

“Sigurisht, falenderojmë edhe të gjithë votuesit e PDIU, sepse me votën e tyre kanë dëshmuar se aksioni, vendimet dhe mendimi ynë politik, janë tashmë një realitet politik i qëndrueshëm në Shqipëri.
Siç është bërë e ditur PDIU u rikonfirmua si parti e katërt në zgjedhjet vendore”, theksoi me tej kreu i PDIU.

Ai tha me tej se në kuadër të ASHE-së, ne fituam 3 bashki nga 3 ku vendosëm kandidatët tanë të përbashkët dhe u rritem nga 45 mijë në 60 mijë vota. Ne kemi 60 keshilltarë.
Kjo do të thotë se ne kemi rritur, mbështetjen elektorale me 35 përqind më shumë se më 2013.
Veçanerisht dua të pershendes fitoret e kandidatëve tanë për kryebashkiakë.

Të tre kandidatët e propozuar nga PDIU në kuadër të Aleancës për Shqiperinë Europiane në Bashkitë e Peqinit, Konispolit dhe Rrogozhinës korrën fitore spektakolare.

Fitorja e thellë në Bashkinë e Peqinit, me rreth 70% të votave nga Sajmir Hasalla, kandidati më i ri në moshë i këtyre zgjedhjeve, tregon se ne arritëm t’i bashkojmë shqiptarët, për të ndryshuar vendin tonë me një program të plotë e dinjitoz.

Fitoria e Bashkisë së Rrogozhinës nga Beqir Nuredini me një rezultat po ashtu të thellë tregon se shqiptarët i janë bashkuar ideve dhe vizionit tonë, si dhe energjive të një kandidati gjithshtu të ri në moshë.

Së fundmi, por jo për nga rëndësia, fitorja e Shuaip Beqirit në Konispol është e një rëndësie të veçantë.

Ai fitoi, pavarësisht se ishte në një terren te minuar politik, luftës së pabarabartë ndaj opozitës, ndaj partisë PBDNJ e frymës përçarëse të kandidatit të saj.

PDIU me fitoren në Konispol, me rritjen në Jug, konfirmoi se është parti e bashkimit të shqiptarëve dhe pakicave etnike dhe kulturore, pavarësisht etnisë, fesë, komunitetit, moshës, gjinisë, etj.

–          Me rezultatet në terren, me shpërndarjen e votës në të gjithë qarqet, jo vetem ne 5 qarqevet ku ne kishim bastionet tona, PDIU u konfirmua si parti e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e çamëve, si mundohet ta kufizojë një pjesë e rivalëve tanë politikë, një pjesë e mendimtarëve të banaqeve mediatike, e pse jo dhe ndonjë kancelari e ndonjë shteti fqinj.

–          Ne kemi arritur rezultate spektakolare dhe në bashki të tilla si, Dibër, Kukës, Lezhë, Malesi e Madhe, Devoll, gjë që na bën krenar për ofertën tonë elektorale, të qëndrueshme, cilësore, kombëtare.

ARESYET DHE VEÇORITË E FITORES

Janë disa arsye të tjera përse kjo fitore është e qenësishme, kombëtare, përbashkuese dhe konfirmuese.

Të rrisësh numrin e përgjithshëm të votave:

Në një trend rritës që nga themelimi;

Me pjesëmarrje më të ulët të votuesve sesa në 2013;

Kur ke marrë një vendim themelor për ndërrimin e Aleancës, pavarësisht se ky

ishte ndryshim parimor;

Kur në zgjedhjet vendore vihen në lëvizje dinamika të çuditshme, kandidatësh individualë, betejash farefisnore, etj, etj, për një parti me identitet të fortë të arrijë një rezultat si ky është fitore e madhe.

Kur ne zhvilluam një fushatë të pabarabartë mediatikisht. Pra, hapësira mediatike në dispozicionin tonë edhe në përputhje me ligjin, ishte thuajse paqenë.

Kur ne zhvilluam një fushatë me fonde tërësisht minimale.

Kur ne jemi pjesë e Aleancës Qeverisëse, por ne nuk jemi ende pjesë e administratës, e drejtimit ekzekutiv, pra pa punësime.

Kur ne votat e PDIU nuk ka asnjë votë të blerë apo të trafikuar.

Kur ne kemi arritur këtë rezultat pa komisionerë, pa anetarë në KZAZ, pa numërues dhe me vendim absurd të KQZ dhe Kolegjit.

Ky rezultat është konfirmim i drejtësisë së boshtit tonë politik, i drejtimit të fushatës kah thirrja përbashkuese, kah forcimi i ndjenjës kombëtare, i dashurisë për Atdheun, i ndjenjës së Bashkimit Kombëtar.

Është konfirmim i cilësisë së ofertës sonë programore.

Ky rezultat është konfirmimi i drejtësisë së rreshtimit tonë politik.

Është konfirmim i zgjedhjes së kandidatëve tanë të rinj në moshë, në eksperiencë, në pastërti të figurës.

Sipas projeksioneve tona, vota jonë ka shënuar rritje veçanërisht tek brezi i ri.

PDIU konfirmoi se tashmë është pjesë e qëndrueshme e panoramës politike, pluraliste të Shqipërisë, dhe jo një dukuri kalimtare e saj.

Pas këtyre vlerësimeve dhe të dhënave për cilësinë e fitores sonë dhe sasinë e saj, më lejoni të bëj disa konsiderata për cilësinë e procesit zgjedhor.

VLERËSIME PËR PROCESIN ZGJEDHOR.

Procesi zgjedhor në përgjithësi ishte pozitiv dhe shënoi uljen e konfliktualitetit që karakterizonte ballafaqimet elektorale në historinë tonë të pluralizmit.

Kjo është meritë e shumicës, por dhe e opozitës, liderit të saj, duke dalluar në veçanti kandidatin e Tiranës.

Palët politike e nxorën vendin nga logjika konfrontuese, e përplasjes ekstreme politike.

Në këto zgjedhje, u minimizua ndikimi negativ i shtetit fqinjë, në cilësinë e reformës territoriale, në rezultatet në zona të caktuara si Himara, Konispoli, Finiqi.

Por mbeten problematike disa çështje të administrimit zgjedhor.

Ky proces vazhdon të dominohet nga partitë e ashtuquajtura të mëdha.

Ato kontrollojnë komisionet në të gjitha nivelet, ato ndikojnë dhe gjykatat zgjedhore, ato kontrollojnë hapësirën mediatike, parcelizojnë administratën publike dhe vendore, ato politizojnë jetën tonë publike.

Kjo është arsyeja pse procesi ka ende probleme në të gjithë etapat e tij, në fushatë, në votim, në numërim, në administrimin e ankesave,

Kjo është arsyeja përse ne jemi ende në një kënetë elektorale, pra ku spektri politik nuk ndryshon thuajse aspak, krejt ndryshe nga vendet fqinjë.

Ky fakt e bën më të rëndësishme fitoren tonë. Ne kemi fituar duke patur gjithë faktorët më të rëndësishëm kundra, veç mbështetjes popullore.

Ndaj ne si PDIU gjithmonë kemi propozuar një reformë tërësore elektorale që e modernizon sistemin, e depolitizon atë në të gjithë nivelet e administrimit zgjedhor, numërimin, ankimimin, etj.

Mirëpo, reforma elektorale duhet të jetë me karakter absolutisht konsensual dhe jo të disa partive.

Këto zgjedhje patën mesazhe të shumta të sovranit për partitë, mes të cilëve mesazhi më i rëndësishëm është se:

Nuk ka parti të mëdha, me pushtet të padiskutueshëm në gjithë territorin, të cilat mund të vendosin dhe birila dhe të fitojnë zgjedhjet.

Ndaj, në një kontekst të tillë unë dua të vlerësoj, të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që mundësuan këtë fitore kaq të madhe në cilësi dhe në sasi.

Ekipet tona punuan per PDIU me shpirt e me zemër, pa mbrojtur ndonjë vend pune që nuk e kishin, si ishte rasti i partive të tjera në nivel qendror apo vendor.

Ekipet tona në gjithë Shqipërinë punuan pa financa të mjaftueshme për seli elektorale, për afishe, për lëvizje dhe pa blerë vota.

Unë jam krenar për krijesën tonë të përbashkët, PDIU-në, e cila tashmë është një realitet i konfirmuar në 3 palë zgjedhje dhe askush nuk e ndal dot apo ta ulë në tokë.

Unë jam krenar për origjinën time, për komunitetin tim, për përkatësinë time kombëtare dhe politike!

Populli na dha të drejtë ndaj unë e shpall zëshëm këtë krenari!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here