Hooper: Votojeni Specialen, mos i dëmtoni raportet me amerikanët

Kliko per me shume info

kuvend kosoEksperti i çështjeve të Ballkanit, James Hooper, thotë se dështimi i miratimit të legjislacionit për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte në Kosovë, dëmton rëndë marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Hooper, që është drejtor menaxhues i Grupit për të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Politikat, i tha Zërit të Amerikës se hapat e Kosovës drejt integrimit euroatlantik rrezikohen nga ky dështim, ndërsa shtoi se shpreson që Kosova do të gjejë një mënyrë për ta votuar përsëri legjislacionin, pasi në të kundërtën do të fillonte destabilizimi i Kosovës.

Kliko per me shume info

Alternativa tjetër, për të cilën Kosova ishte paralajmëruar që të mos ta lejonte të ndodhte, është ngritja e një gjykate të tillë nga Këshilli i Sigurimit, sipas një propozimi rus. Hooper thotë se “kjo do të thotë në fakt që Shtetet e Bashkuara të bëhen partnere me Rusinë për një Gjykatë të krijuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, që nuk do të shihej si legjitim nga banorët e Kosovës”.

“Gjykata që do të krijohej nga vetë Parlamenti, do të gëzonte mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara duke siguruar që ajo do të ishte një gjykatë e drejtë. Nëse Gjykata nuk miratohet, nëse kosovarët këmbëngulin që të mos pranojnë asnjë gjykatë, as atë të tanishmen, as atë të Këshillit të Sigurimit e cila po ashtu do të mbështetej nga Shtetet e Bashkuara – por në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk do të luanin dot më një rol konstruktiv – kjo do të shënonte kthim pas për Kosovën. Kjo do të ishte një pasojë shumë serioze

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here