Harrojeni ekranin me prekje, Google sjell revolucion

Kliko per me shume info

googleeeGjiganti i teknologjisë, “Google” ka zhvilluar një teknologji gjestesh precize që punon me ekranet më të vogla dhe që premton revolucionarizimin e përdorimit të pajisjeve teknologjike. Projekti “Soli”, i zhvilluar në një laborator në San Francisko, është një sistem që identifikon lëvizjet e gishtave, duke përdorur një radar të ndërtuar në mikroçipe të vogla.

Kërkuesi kryesor, Ivan Poupyrev tha për “Mail Online” se puna revolucionare e ekipit të tij do të ndryshojë përgjithmonë “rregullat e lojës”. Ai shpjegoi se radari i vendosur në mikroçip mund të ndjekë lëvizjet e vogla, me anë të të cilave mund të ndërveprohet me kompjuterin dhe pajisjet e vogla që vendosen në trup. Ekipi i Poupyreve mund ta ndërtojë radarin brenda 10 muajsh.

Kliko per me shume info

“Gjithë bota po shndërrohet në një pajisje, me të cilën duhet ndërveprojmë kudo, çka ngre pyetjen sesi të ndërveprojmë me gjithë botën?” Përgjigja e shpikësit rus është ndjekja e lëvizjeve të gishtave, duke krijuar thirrje virtuale, ekrane me prekje dhe shumë më tepër se kaq.

Si punon “Soli”?

Ai përdor një radar të gjerë për njohjen e lëvizjeve, shpejtësisë dhe distancës. Spektri i radarit prej 60 Ghz punon me 10 mijë pamje në sekondë. Këto lëvizje përkthehen më pas në komanda që imitojnë prekjet në ekran. Cipet e zhvilluara nga prodhuesi gjerman “infineon” janë aq të vogla saqë vendosen në pajisje dore dhe të tjera.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here