Halim Kosova kritikon Bashën: Ka një të keqe, i nis gjërat e nuk i mbaron

Politikë

halim-kosova-kritika-bashaKandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova po distancohet dukshëm nga drejtimi i deritanishëm i Bashkisë prej liderit të PD-së Lulzim Basha.

Në një fjalim elektoral ditën e sotme në Tiranë, kandidati Halim Kosova ka kritikuar lehtë Bashën, duke thënë se "bashkia e tanishme ka një të keqe, i nis gjërat dhe nuk i mbaron asnjëherë".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Halim Kosova gjatë fjalës së tij ka folur edhe për ftesën që i bëri kryeministrit Edi Rama për të pirë një kafe së bashku.

"Aman mos ma vono atë kafe, ke dy ditë që më ke lënë pa kafe", iu drejtua Kosova kryeministrit Rama.

ME TE LEXUARAT