Greqi, rihapen bankat për pensionistët

Kliko per me shume info

greqiMinistria e financave e Greqisë thotë se 1 mijë degë të bankave do të hapen nesër për tu kujdesur për pensionistët të cilët nuk i përdorin kartelat për t’i tërhequr pensionet e tyre nga bankomatet bankare.

Pritet që për qëllime të tjera, bankat do të mbesin të mbyllura deri më 6 korrik, si pjesë e masave të kontrollit të kapitalit të cilën e ka imponuar qeveria për parandalimin e shkatërrimit të sistemit bankar.

Kliko per me shume info

Greqia sot formalisht hynë në falimentim për obligimet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), derisa po ashtu sot, kalon ndihma kreditore ekzistuese nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian.
Deri në mesnatë, Greqia duhet ta paguaj borxhin prej 1.8 miliardë euro për FMN-në.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka kërkuar që në referendumin e 5 korrikut, votuesit t’i refuzojnë kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë.
Liderët evropianë kanë tërhequr vërejtjen se refuzimi i kërkesave të kreditorëve do të nënkuptoj se Greqia largohet nga eurozona.

Mbrëmë në Athinë dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar në mbështetje të qeverisë. Një protesë rivale është planifikuar për sot më vonë gjatë ditës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here