Greqi, asnjë bankë e hapur deri më 6 korrik

Bota

bankatPrej mëngjesit të së hënës, me një vendim të qeverisë greke, të gjitha bankat e vendit nuk janë hapur dhe do të mbeten të mbyllura deri në 6 korrik, një ditë pasi të zhvillohet referendumi. Vendimi përfshin bankat greke dhe të huaja në Greqi.

Gjithsesi, sipas udhëzimeve nuk do të kenë problem shkëmbimet bankare elektronike, ato me përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit, si dhe mënyrat e pagesave nëpërmjet “web banking” dhe “phone banking”. Edhe “prepaid cards” mund të përdoren deri në limitin e caktuar që ekzistonte deri para urdhërit për mbylljen e bankave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej së hënës në mesditë, qytetarët do të mund të tërheqin në të gjitha ATM-të deri në 60 euro në ditë, pra 1800 euro në muaj. Turistët e huaj mund të përdorin normalisht kartat e tyre, nëse ato janë dhënë nga bankat e huaja.

Ndërkohë, është krijuar edhe një komision i posaçëm që do të miratojë raste urgjente të përdorimit të parave, si pagesa jashtë shtetit në rast sëmundjesh.

Përsa u përket pagave dhe pensioneve, ato do të depozitohen normalisht në llogaritë e klientëve.

Ndërkohë, bëhet e qartë se mbyllja e bankave nuk ka të bëjë aspak me pasigurinë e depozitave për të cilat thuhet dhe theksohet se janë të sigurta dhe nuk kanë asnjë problem, pasi janë të mbrojtura me vendim të BQE-së.

Megjithatë, burime qeveritare kanë bërë me dije se me zhvillimet e reja, Greqia ndoshta nuk do të paguajë detyrimin e saj ndaj FMN-së prej 1.5 miliardë eurosh.

ME TE LEXUARAT