Gjykata Kushtetuese rrëzon dy kërkesat e Tom Doshit

Kliko per me shume info

tom-doshi-ferit-mucaGjykata Kushtetuese rrëzoi sot dy kërkesat e deputetit Tom Doshi, për të shpallur antikushtetues vendimin për arrestim dhe kontroll banese ndaj tij, si dhe për kthimin e tij në Kuvend.

Dy avokatët mbrojtës të Doshit, Vladimir Meçi e Ferid Muçaj kishin dorëzuar më herët në Kushtetuese dy kërkesa.

Së pari të shpallej antikushtetues vendimi i Kuvendit, ku iu dha e drejta Prokurorisë për arrestimin dhe kontrollin e banesës së tij. Sipas dy avokatëve, në këtë rast janë shkelur dispozitat kushtetuese të akteve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Parlamenti.

Kliko per me shume info

Ndërsa, kërkesa e dytë ishte për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila ka pezulluar të drejtën e deputetit Doshi për të ushtruar punën e tij, në një kohë që ai është përzgjedhur nga populli.

“Kërkuam që të shfuqizohen të dy vendimet, qoftë vendimi i Kuvendit, qoftë i Kolegjit Penal. Janë shkelur dispozitat kushtetuese, të akteve ndërkombëtare dhe të ratifikuara nga Parlamenti i Shqipërisë, që pengojnë lirinë e personit. Shkeljet janë të verifikuara dhe nuk do të ndodhin shkelje në të ardhmen”, tha avokati Vladimir Meçi, kur dorëzoi kërkesat në Kushtetuese.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here