Gjykata jep “Arrest me Burg” për Klodian Selimin dhe Dervish Gabën, pjesë e të arrestuarve në Lazarat

Kliko per me shume info

krimet-erendaGjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Klodian Selimi dhe Dervish Gabën, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, që i morën jetën efektivit të Forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe plagosën dy punonjës të tjerë policie.

Kështu, sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda tre prej të arrestuarve që akuzohen se sulmuan me armë policinë në Lazarat dalin para togave të zeza. Gjykata e Krimeve të Rënda përcaktoi masën e sigurisë për Klodian Selimin 19 vjeç, si dhe ndaj Dervish Gabën 20 vjeç, teksa pritet në minutat në vazhdim të përcaktojë masën e sigurisë ndaj Elvis Boçit 19 vjeç. Akuzat që rëndojnë ndaj tre personave janë “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit në bashkëpunim, e mbetur në tentativë në pesë raste” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit”.

Kliko per me shume info

Ndërkaq dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha do të dalin nesër para togave të zeza për masë sigurie. Para grupit hetimor ata kanë mohuar të kenë qenë pjesë e grupit që qëlloi me armë ndaj policisë 5 ditë më parë. (në përditësim)

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here