Gazetari investigativ shmang sulmin terrorist në Londër

Kliko per me shume info

sulm-terroristNjë plan per sulm terrorist nga ana e Shtetit Islamik për të shpërthyer një bombë në Ditën e Forcave të Armatosura, në Britani, është shmangur nga e përditshmja “The Sun”. Gazeta në fjalë njofton në edicionin e saj online se, një atentat vetëvrasës ishte planifikuar të realizohej për të goditur ushtarët gjatë paradës së tyre.

Pasi ka marrë informacionin, komanda e anti-terrorit në Scotland Yard ka punuar gjatë gjithë natës për të garantuar sigurinë e ushtarëve dhe qytetarëve që do të ndjekin paradën, në zonën Merton, në jug-perëndim të Londrës, e cila ishte vënë në shënjestër të ISIS.

Kliko per me shume info

Grupi terrorist synonte të shpërthente një bombë artizanale, por dështoi pasi një nga liderët e tij në Siri, pa dashje angazhoi një gazetar të infiltruar të “The Sun” për të realizuar planin.

Lajmi vjen një ditë pasi militantët e Shtetit Islamik bënë një masakër me 37 viktima në një nga resortet më të njohura turistike në Tunizi, shumica e të cilave ishin shtetas britanikë.

Nga raportimet e “The Sun” mësohet më tej se, eksponenti i ISIS i kishte thënë gazetarit: “t’i godasim ushtarët në tokën e tyre”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here