Gara për Sergio Ramos, një tjeter klub anglez hidhet në sulm

Kliko per me shume info

RamosËshtë shfaqur një tjetër aktor në telenovelën e kësaj vere atë të së ardhmes së Sergio Ramos. Sipas mediave britanike skuadra e Manchester Cityt është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e mbrojtësit spanjoll. Raporti midis futbollistit të lindur në Sevilla me skuadrën e tij Real Madrit duket se ka arritur në pikën më të ulët dhe janë të shumta skuadrat që duan të përfitojnë nga kjo situatë. Manchester United ishte i pari megjithatë situata është paksa e vështirë pasi Reali I Madridit kërkon të përfshijë në këtë cështje portierin De Gea për të cilin fillimisht kishin bërë edhe dy oferta të rëndësishme, të dyja të refuzuara nga djajtë e kuq.

Ndaj në këto momente gjithnjë sipas mediave britanike është shfaqur Manchester City që është futur seriozisht në garën për qëndërmbrojtësin madrilèn. “citizens” kanë pritur e kanë vëzhguar në heshtje se si kanë shkuar ngjarjet dhe raportet midis Realit të Madridit dhe Manchester United dhe tashmë kanë dalë hapur duke kërkuar të shfrytëzojnë mundësitë e tyre. Në Etihad e dinë mirë se nëse ky operacion mund të realizohet do të jetë i kushtueshëm megjithatë ata janë të përgatitur. Kanë mbajtur trajneri Manuel Pellegrini pavarësisht se nuk fitoi asgjë në këtë sezon dhe padroni i klubit Khaldoon El Mubarak ka premtuar për sezonin e ardhshëm afrimin e lojtarëve më të mirë të mundshëm. Sergio Ramos mund të jetë i pari./ss

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here