Futbollisti shqiptar siguron kontratë katër vjecare me Bayer Leverkusen

Sport

mehmetiBayer Leverkusen konfirmoi blerjen e sulmuesit te Freiburg, Admir Mehmedi. Zvicerani me origjine shqiptare firmosi nje kontrate 4 vjecare. Njoftimi per transferimin e 24 vjecarit qe ishte futbollist i lire, u dha ne Twitter. “Enderra ime eshte Champions League dhe me kete klub mund ta bej realitet”- u shpreh sulmuesi per web-in e Leverkusen.

“Bayer me ka impresionuar sezonin e fundit dhe jo vetem ne ndeshjet ndaj Freiburg. Mendoj se eshte dicka e madhe qe ndodhem ketu” – vazhdoi Mehmedi. Ai u bashkua me Freiburg nga Dynamo Kiev ne Korrikun e 2013 ne nje sezon huazim. Levizje qe u kthye ne perfundimtare ne 2014 per shumen e 6 milione Eurove.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Futbollisti nga Gostivari shenoi 20 gola ne 75 ndeshje per Freiburg. Me superlativa per te flet drejtori sportiv i aspirinave i cili sheh tek Mehmedi njeriun qe ploteson kerkesat ne merkato te Leverkusen. Nje lojtar i shpejte, teknik, i forte fizikisht dhe inteligjent ne fushe, ai pritet te rrise nivelin e sulmit te Bayer. Mehmedi, qe shenoi nje gol ne Brazil 2014, ka luajtur 31 ndeshje per Zvicren duke shenuar 2 gola.

ME TE LEXUARAT