Francë, eksploziv në një fabrikë gazi, një njeriu i pritet koka, gjendet flamuri i ISIS

Kliko per me shume info

franceNjë person që mbante një flamur islamik i ka prerë kokën një personi tjetër dhe ka plagosur disa të tjerë në një fabrikë gazi në lindje të Francës rreth ores 10 te ditës së sotme, raportojnë burimet ligjore të AFP.

Sulmuesi i dyshuar hyri në fabrikë dhe vendosi disa eksplozivë të vegjël, sipas AFP.

Kliko per me shume info

Shpërthimet besohet të kenë ndodhur nga përdorimi i bombolave të gazit.

Të paktën një person është arrestuar, edhe pse Sky News raporton se sulmi eshte bere dy persona, të cilët të dy mbanin flamur islamik. Sky News thote se personi i arrestuar eshte rreth te 30-ave dhe eshte i njohur nga policia e anti-terrorit.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesit janë anëtarët të Shtetit Islamik.

Ka raporte qe fabrika i perket firmes Air Products. Mediat franceze thone se sulmuesi u fut me makinen e tij ne fabrike. Air Products eshte nje kompani amerikane, me rreth 21 mije te punesuar dhe merret me shitjen e gazeve industriale

Trupi pa koke u gjet prane fabrikes. Sipas nje gazete lokale franceze, koka e personit te vrare ishte e varur ne porten e fabrikes dhe mbi te kishte shkrime arabe , por kjo ende mbetet e pakonfirmuar.

Presidenti i Frances, Francois Hollande ndodhet ne Bruksel per nje mbledhje te samitit Europian, por mbledhja ka filluar pa te.

Sulmi erdhi 6 muaj pas tragjedisë së Charlie Hebdo ku mbetën 17 persona të vrarë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here