FMN, Ilahi: Shqipëria është imune nga kriza në Greqi

Kliko per me shume info

fmn-ilahiEfektet e situatës greke në ekonominë shqiptare janë nën kontroll, sepse ajo që po ndodh në Greqi nuk është lajm, pasi ka 5 vite që ekonomia jonë përshtatet më këtë gjendje dhe bizneset dhe aktorët e ekonomisë kanë arritur të përshtasin gjithë planet e tyre për investime.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nadeem Ilahi, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, përjashtoi mundësinë që ekonomia shqiptare të preket fort nga ajo që po ndodh në Greqi. Një nga sektorët që mund të preket më shumë nga një dalje e mundshme e Greqisë nga eurozona, është ai i eksporteve, por edhe këtu sipas kreut të financave publike, ndikimi është i kufizuar.
“Ulja e fuqisë blerëse në Greqi mund të ndikojë në eksportet tona, por është një çështje për t’u parë me kohë. Ne supozojmnë që do të ulet kërkesa për mallrat shqiptare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për një ndikim të madh pasi kemi vetëm 5.3 për qind eksporte drejt Greqisë”, sqaroi ministri i Financave.

Kliko per me shume info

Sa i përket sistemit bankar, Cani tha se bankat shqiptare me kapital grek janë banka shqiptare nga ana ligjore dhe janë tërësisht të shkëputura nga bankat mëmë.

Për ministrin e Financave ndikimet nuk do të jenë vetëm negative, por do të ketë edhe efekte pozitive, në rastin e skenarit më të keq për atë që po ndodh në Greqi. Cani tha se ministria, qeveria, Banka e Shqipëri dhe të tjera institucione financiare, po ndjekin me kujdes situatën së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të minimizuar çdo risk që mund të shfaqet në këtë drejtim.

Sejko: Sistemi bankar shqiptar nuk ka asnjë ekspozim direkt ndaj kriza greke

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, garantoi se sistemi bankar është likuid dhe i mirëkapitalizuar dhe se borxhi publik është nën kontrolluar. Sejko deklaroi se sistemi bankar nuk ka asnjë ekzndikim direkt nga kriza greke dhe sigurohet garanci.
“Ambienti i jashtëm paraqitet sfidues por ekonomia dhe sistemi fiannciar i vendit janë në gjendjetë përballojnë edhe goditje sfiduese. Kostot afatshkurtëra që kemi pagaur nga reformat strukturore dhe konsolidimin fiskal i shfaqin përfitimet e tyre pikërisht në momente të tilla Poltika eknomike dhe fianncaire të vndit do të vazhdojnë të orientohen nga filozofia e kujdesit. Ne jemi në gjendje dhe të gatshëm të marrim masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme”, deklaroi Sejko. Dëshiroj të siguroj, e vijoi fjalën Sejko, sektorin privat se prespektivat e zhvillimit të ekonomisë shqiptare janë pozitive.

Duke folur për parametrat financiare në të cilën ndodhet vendi, Sejko deklaroi se, niveli i borxhit është nën kontroll dhe se gjendja financiare e familjeve shqiptare është në përmirësim. Ai kërkoi që bizneset të vazhdojnë sipas planit pa u ndikuar nga gjendja në Greqi.
Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare duhet të mbetet nën potencial dhe inflacioni nën objektivin e BSh-së. Këto zhvillime, tha ai, kërkojnë ruajtjen e kahut stimulues të politikave monetare e makroekonomike dhe të paktën për disa tremujorë në vazhim. “BSH ka kërkuar dhe ka mbështeur kahun e kosolidimit fiskal të ndjekur nga ministria e Financave”, tha Sejko. Së shpejti, informoi ai, do të lancojmë një projekt madhor, i cili synon të adresojë përfundimisht cështjet e lidhura me trajtimin e kredive me probleme. Po ashtu, sipas kreut të BSH-s, Sejko, sistemi bankar rezulton fitimprurës. Ai vuri në dukje se zbatimi i marrëveshjes me FMN-në garanton jo vetëm qëndrueshmërinë e borxhit publik, por na jep edhe mundësinë e sigurimit të fondeve shtesë për të përballuar cdo zhvillim të papritur e padëshiruar.
Ilahi: Sektorit bankar likuid dhe i kapitalizuar mirë

Pas dy javësh bisedimesh me autoritetet shqiptare lidhur me programin që qeveria shqiptare ka me FMN-në, kreu i misionit të këtij institucioni financiar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, vlerëson risk të ulët për ekonominë shqiptare nga ajo që po ndodh në Greqi.

“Fondi nuk pret asnjë risk serioz nga kriza grek”, deklaroi Ilahi. Sipas tij, sistemi bankar shqiptar ka likuiditet të mjaftueshëm dhe nuk presim asnjë efekt nga kriza greke që mund të kërkojë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. “Duhet thënë se bankat me kapital grek ndër vite kanë humbur ndikimin e tyre të madhe në Shqipëri”, tha Ilahi. Sa u përket eksporteve, vëllimi i ulët i tyre drejt tregut grek nuk sjell ndikim të madh.

“Vëllimi i eksportet shqiptare drejt Greqisë janë të pakta, dhe kjo nuk pritet të ketë ndikim në Shqipëri, ose ka një risk shumë të ulët”, deklaroi kreu i FMN-së. Sipas Ilahit, qeveria ka përmbushur objektivat e caktuar në kuadër të programit, përveç mosrealizimit të të ardhurave fiskale, sipas planit për periudhën janar-maj të këtij viti, ku shkaku kryesor ka qenë ulja e çmimit të naftës. Edhe Ilahi ishte në të njëjtën linjë me ministrin e Financave për një rritje ekonomike prej 2.7 % për vitin 2016. Sipas mendimit tonë, tha Ilahi, programi ekonomik i Shqipërisë vijon të ketë progres. “Ka rimëkëmbie ekonomike e cila pritet të vijojë gjatë gjithë vitit në shkallën 2.7 %”, tha ai. Po ashtu, Ilahi theksoi se pritet një rimëkëmbie edhe në sektorin e bujqësisë në gjysmën e dytë të vitit.

Ai u ndal tek buxheti, ku tha se ka patur një mosrealizim për periudhën janar-maj. “Në përgjithësi qeveria i ka përmbushur objektivat. Ka pasur një mosrealizim për periudhën janar-maj, kjo për shkak të krizës me naftën. Kjo është diskutuar dhe do shikohet edhe me ekspertët se ku janë këto dobësi. Shqipëria duhet të ketë konsolidim fiskal dhe për këtë ne do vijojmë me bisedimet tona. Për këtë kemi biseduar edhe me Bankën e Shqipërisë. Reformat në sektorin energjetik tashmë kanë filluar. Në këtë sektor mbeten sfida të mëdha ndaj dhe ne do donim të nxisnim qeverinë për arritjen e reformave në kohë edhe për këtë sektor”, tha kreu i misionit të FMN-së.ata

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here