Flet babai i vëllezërve Aliko: Po mi dhunojnë barbarisht djemtë! Unë i dorëzova që të mos i dhunonin

Aktualitet

lazBabai i dy të arrestuave pak minuta më parë në fshatin Kardhiq denoncon se pas dorëzimit po ushtrohet dhunë ndaj tyre. Vëllezërit Aliko ishin në fshatin Kardhiq dhe pas negociatave u bë e mundur që të ndalohen pa të shtëna me armë. “Kam negociauar unë dhe drejtori i përgjithshëm. Policia po qëllon djemtë e mi në mënyrë barbara. Ju lutem ndërhyni se mund të mos venë të gjallë në ambientet e policisë. Më dhanë garancinë që nuk do ti prekin fëmijët dhe i kanë degjeneruar duke i rrahur barbarisht. Nuk di a do të vejnë të gjallë apo jo. Ju lutem ndërhyni. Po i dhunojnë, nuk marrin vesh as drejtorin e policisë por e qëllojnë”, u shpreh Adil Aliko, babai i Arbion dhe Alban Aliko në një intervistë për Ora News.

ME TE LEXUARAT