Flamujt e Kosovës e Shqipërisë provokojnë austriakët

Kliko per me shume info

flamujtttTradita e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur flamurin kombëtar dhe atë shtetëror mbi kulmin e shtëpisë që po ndërtohet, ka bërë që disa banorë austriakë të fshatit Untersiebenburnn të ndihen të provokuar. Gazeta austriake “NÖN” i ka kushtuar një artikull këtij rasti në veçanti, dhe fenomenit në tersi.
Një shqiptar me prejardhje nga Kosova që po ndërtonte shtëpi, kishte vepruar në bazë të traditave të vendit prej nga vinte, duke vendosur mbi kulm flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë. Por ky veprim kishte bërë të ndihen të provokuar disa banorë të fshatit Untersiebenbrunn.

Një banorë i kontaktuar nga gazeta, ka thënë se ky veprim është i tepërt. Sipas tij, nëse ata e duan aq shumë vendin dhe kombin e tyre, pse nuk shkojnë të jetojnë atje, por zgjedhin Austrinë. Por, për këtë jo të gjithë banorët e fshatit janë të të njëjtit mendim.

Kliko per me shume info

Një tjetër i ka thënë gazetës se derisa ata nuk bëjnë ndonjë problem, vendosja e flamujve apo shfaqja e simboleve të tyre kombëtare apo shtetërore për të nuk paraqet kurrfarë shqetësimi.

Problem vendosjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në kulm, nuk e ka parë as kryetari i Komunës.

Ai i ka thënë gazetës, se për të më e udhës i duket vendosja e flamujve se sa shkuarja në mal për të prerë ndonjë dru që ta vendosin mbi kulm. Përgjigja e kryetarit lidhet me traditën austriake, të cilët për dallim nga shqiptarët që vendosin flamuj në përfundim të ndërtimin të shtëpisë, ata në kulmin në ndërtim e sipër të shtëpisë së tyre të re vendosin një lloj pishe të cilën zakonisht e marrin diku në pyjet e tyre.

Në fund gazetari ka takuar edhe pronarin e shtëpisë, ku me vete kishte marrë edhe disa birra dhe një flamur të Austrisë.

Veprimi i gazetarit është mirëpritur nga pronari shqiptar i shtëpisë, i cili e ka falënderuar atë për flamurin austriak, duke i thënë se edhe vet ka pasur dëshirë që dy flamujve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë t’ua bashkangjet edhe atë të Austrisë, po nuk ka mundur ta gjejë një të tillë.

Dhe për ta dëshmuar edhe më shumë se nuk kishte kurrfarë problemi me flamurin austriak, shqiptari e kishte vendosur atë në pikën më të lartë, mbi atë të Kosovës dhe Shqipërisë. lajmi

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here