Emisari për koalicionin anti-IS sot në Kosovë

Kosovë&Rajon

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

allenI dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara për Koalicionin Global në luftën kundër Shtetit Islamik (IS), gjenerali John Allen, do të qëndrojë sot në Kosovë. Në një komunikatë të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit bëhet e ditur se gjenerali Allen fillimisht do të takohet me autoritetet kosovare, ndërsa një ditë më vonë do të vizitojë Malin e Zi, për të vazhduar pastaj në Bosnjë dhe Kroaci.

Gjenerali Allen është emëruar në këtë post në shtator të vitit të kaluar “për të ndihmuar ndërtimin dhe funksionimin e koalicionit, në përpjekje për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik.”

ME TE LEXUARAT