Eminem, artisti i parë i ftuar në shërbimin e ri të Apple-it

Showbiz

eminemReperi i famshëm amerikan, Emine, do të jetë artisti i parë i intervistuar në radiostacionin e sapo lansuar të “Apple Music”, Beats 1.

Reperi do të jetë në këtë radio ditën e dytë të lansimit, më 1 korrik, ka konfirmuar DJ Zane Lowe pak minuta pas nisjes së funksionimit ‘live’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“S’ka mysafirë, s’ka intervista, asgjë të tillë sot”, ka thënë Lowe në fillim të emisionit të parë në Beats 1. “Intervista e parë në këtë radiostacion do të jetë me Eminemin”, transmeton koha.net.

Reperi momentalisht është duke e promovuar këngën e re “Phenomenal” që ai e shkroi për filmin e ardhshëm të Jake Gyllenhaalit, “Southpaw”.

Lowe konfirmoi se gjatë fundjavës në Beats 1 do të ketë intervista me artistë të mëdhenj.

“Apple Music” është në dispozicion tani për pajisjet me sistem iOS, në përditësimin e sapolansuar iOS 8.4.

Shërbimi do t’iu ofrojë përdoruesve deri në 30 milionë këngë për periudhën e parë tre mujore që është falas. Pas tre muajsh një përdorues duhet të paguajë 9.99 dollarë për këtë shërbim.

ME TE LEXUARAT