Elbasan, sekuestrohen parcela me drogë, dy në pranga

Kliko per me shume info

kanabis-vlorePolicia e Elbasanit njoftoi se ka sekuestruar një sasi prej 206 rrënjë bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa. Behet me dije se dy persona janë arrestuar si poseduesit e bimëve narkotike.

Bimët ishin mbjellë në fshatin Kosovë e Madhe në mënyrë të çregullt, në parcelën e Xhevahir Pepës, 56 vjeç. Ky u arrestua bashkë me Et’hem Pepa, 50 vjeç. Në oborrin e shtëpisë së Et’hem Pepës u gjetën edhe 16 rrënjë bimë narkotike.

Kliko per me shume info

Policia bën të ditur se vijon kontrollin në terren deri në kufi me qytetin e Lushnjes. Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here