Elbasan, pranga 3 personave, shfrytëzuan për prostitucion 12 vjecaren

Kliko per me shume info

policia-elbasanNga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan  është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Mëngjesi”.  Gjatë operacionit  është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve.

Emine   Jahja,  vjeç  26,  banues në  Elbasan,   për  veprat  penale“Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”  e  “Shtytje të miturve në krim”.

Kliko per me shume info

Marsel  Jevgu, vjeç 21,  banues  në  Elbasan,  për  veprat  penale   “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”  dhe  “Marrëdhënie seksule me të mitur”.

Ilirjan  Xhepa, vjeç  62  banues   në Elbasan,  për  veprat  penale  “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Shtetasit e arrestuar janë   ndaluar  me datë 27.06.2015 në orët   e para  të  mbrëmjes   nga Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme  të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan,  pasi  këta  shtetas, e  kanë  shfrytëzuar për prostitucion dhe  kanë  kryer marëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inicialet J.H,  vjeç 12,  banuese  në Elbasan.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  për  veprime të   mëtejshme   për  veprat   penale  “Shfrytëzim prostitucioni  e  kryer   në  bashkëpunim“  dhe “Marrëdhënia  seksuale  me  të  mitur”.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here