Elbasan, arrestohen dy shtetas për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Kliko per me shume info

armePolicia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen të jenë autorë të vjedhjes së një dyqani, si dhe bajtjes së armëve luftarake.

Burime nga Policia Elbasan njoftojnë se të arrestuar janë Adem Balla, 70 vjeç dhe Ramazan Balla 22 vjeç.

Kliko per me shume info

Këta shtetas u arrestuan nga efektivët e policisë, pasi dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së dyqanit të shtetasit I.M, vjeç 50, banues në Cërrik, nga ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh rreth 15.000 lekë dhe disa paketa cigaresh.

Nga veprimet e para hetimore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri tip automatik mod.56 me numër 4221905, një krëhër, 1 pushkë  mod.56 me numër 186820, si dhe 85 fishekë mod 56.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhje”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here