E rrallë, ky është gjyshi që mbaroi gjimnazin në moshën 91-vjecare

Kliko per me shume info

gjyshi-gjimnazMesa duket shprehja “më mirë vonë se sa kurrë” vlen. Rasti është i një gjyshi në Itali, i cili ka mbaruar shkollën e mesme në moshën 91-vjeçare.

Bëhet fjalë për Nicola Torellon, i cili mbaron gjimnazin në qytetin e tij të Chietit, në rajonin malor të Abruzzos e Italisë qendrore.

Kliko per me shume info

Torello në moshën 19-vjeçare ka shërbyer për ushtrinë italiane në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa tani në moshën 91-vjeçare ai rikuperon kohën e humbur të shkollës.

Krijimi i një familjeje të madhe në moshë të re, dhe puna si rrobaqepës nuk e lejuan që të mbarojë shkollimin si gjithë moshatarët e tij.

Në tetor, Torello mbush plot 92 vjeç dhe në provimet e dhëna në fund të gjimnazit duket se ka dalë me rezultate të mira, sidomos në atë të matematikës. Edhe pse në moshë të thyer ka arritur të mësojë edhe disa fjalë në gjuhën angleze. Ai gjithashtu shkroi një ese në lidhje me përvojat e tij të kohës së luftës, kur ai shërbeu me një brigadë të ushtrisë italiane në Greqi. Ndërsa , tani 91-vjeçari ka si qëllim që të mësojë të përdorë kompjuterin.

Ai shprehet se është akoma në formë dhe shumë aktiv pasi bën not dy herë në javë dhe vazhdon që ti ngasë një Fiati 600 të bardhë rreth qytetit./shekulli

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here