Dy të arrestuar për shitje të paautorizuar të armëve

Kliko per me shume info

poli kosPolicia e Kosovës ka arrestuar dy persona për ‘import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse’.

Më 29 qershor 2015, Policia e Kosovës, konkretisht patrullat e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të zakonshëm, në fshatin Rakosh të Istogut, kanë vërejtur disa veprime të dyshimta të një automjeti i cili ishte në lëvizje.

Kliko per me shume info

Zyrtarët policor kanë vepruar menjëherë duke e ndaluar veturën e dyshuar për kontrollim, me të cilën dyshohej për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse.

Njëri nga dy personat e dyshuar, me të vërejtur Policinë ka dalë me shpejtësi nga automjeti për të ikur duke vrapuar drejt pyllit, mirëpo falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor është arritur që të ndalohet dhe të arrestohet.

Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe personi i dytë i cili ka qenë në automjet.

Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë: H. A, 1955 dhe I. A, 1981.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: 10 armë Ekoll Tuna kalibër 8 mm me nga një magazinë pa municion.

Të dyshuarit janë ndaluar për procedim të mëtutjeshëm, ku të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here