Durrës, policia sekuestron 8 kg drogë, arrestohet 30-vjecari

Kliko per me shume info

D.-Policise-DurresPolicia e shtetit njoftoi se pas asgjësimit një ditë më parë të 560 bimëve narkotike dhe arrestimit të dy personave të dyshuar si kultivues të saj, specialistët e seksionit të antidrogës në Policinë e Durrësit kanë sekuestruar 8 kg. lëndë narkotike të të njëjtit lloj.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Hasan Albrahimi, 30 vjeç dhe banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Golf”, me targë “AA 737 LB” u gjet dhe u sekuestrua droga e ndarë në 11 pako.

Kliko per me shume info

Prokuroria e Krujës pritet të procedojë çështjen për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, akuzë që rëndon mbi 30-vjeçarin e arrestuar.

Ndërkohë, po punohet edhe për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here