Dunga: Kupa e Amerikës nuk vlen asgjë

Kliko per me shume info

dunga1Pas një Botërori për t’u harruar në shtëpi, Brazili ka zhgënjyer përsëri. Kombëtarja braziliane, pavarësisht se ishte një nga ekipet favorite për të ngritur trofeun, është eliminuar në çerekfinale nga Paraguaj pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Prania e Brazilit në këtë edicion të Kupës së Amerikës do të mbahet më shumë mend për çështjen Neymar, me sulmuesin e Barcelonës që është pezulluar për katër ndeshjes pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e humbur 1-0 nga skuadra e Dungës kundër Kolumbisë.

Kliko per me shume info

Trajneri Dunga, pas rikthimit në atdhe, i është përgjigjur me këto fjalë kritikave që i janë drejtuar: “Kur kemi fituar Kupën, – ka thënë tekniku, – të gjithë kanë thënë se ky kompeticion nuk kishte asnjë vlerë. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi janë ndeshjet kualifikuese për në Botëror”.

Dunga ka përfituar nga rasti për të paralajmëruar ekipin në lidhje me ndeshjet që çojnë në botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Rusi. “Do të përballemi me formacione të forta dhe të përgatitura, për këtë arsye na pret një fazë kualifikuese shumë e vështirë”, ka përfunduar tekniku i Brazilit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here