Duma: Bashkë do zëvëndësojmë një model të dështuar me modelin e zhvillimit

Politikë

gridaKandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e fshatit Romanat mbi programin e saj për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës së zonës. Duma tha se pas 21 Qershorit, do të ketë një model tjetër pune nga ai i bashkisë së sotme, me projekte që do të sjellin zhvillim.

“Të bësh rrugët me taksat është detyra e secilit. Problem është se çfarë lloj rruge bën. Problemi është a ke shpërdoruar apo jo me ato taksa. Problem është nëse ato taksa, pasi ke bërë rrugë, kanë sjellë zhvillim ?! Asnjë nga këto të treja nuk kanë përgjigje në bashkinë e sotme të Durrësit. Ai është një model i dështuar i zhytjes së qytetit në atë që është grumbullimi i betonieres së vetë, dhe i zhytjes së qytetit në atë që është varfërimi dhe papunësia”, tha Duma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kandidatja e djathtë u shpreh se fondi i garancisë do të mbështesë çdo fermer.

“Ajo që ju siguroj është që pas momentit që do marrim bashkinë të madhe do të vlejë të merresh me bujqësi sepse 30 % të subvencionimit dhe fondit të garancisë do ta japë bashkia për çdo projekt fermeri në bujqësi dhe blektori”, u shpreh Duma.

ME TE LEXUARAT