Dorëzohet sipërmarrësi italian, pjesë e trafikut të drogës Shqipëri-Itali

Kliko per me shume info

italiEshtë dorëzuar në polici sipërmarrësi i arratisur italian  Walter D’Alessandro i cili akuzoht si pjesë e një organizate kriminale nën akuzën e trafikimit të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë. ( Në Foto: Walter D’Alessandro) .

Sipas aktakuzës së Prokurorit Publik të Antimafias, ai luante një rol kyç në brendësi të organizatës kriminale duke vënë në dispozicion të shpërndarësve e korrierëve shqiptarë makina të fuqishme.

Kliko per me shume info

D’Alessandro, 43 vjec,  është sipërmarrës ndërtimi, mjaft i njohur në këtë territor.

Me anë të biznesit të tij, ai kishte punësuar në mënyrë fallso, për t’i siguruar leje qëndrimi të rregullt, disa shqiptarë, që realisht i përdorte për trafikimin e kokainës dhe marijuanës mes Shqipërisë e Italisë.

Zgjati pak më shumë se 24 orë arratisja e 43-vjeçarit i cili u dorëzua dje tek karabinierët e L’Aquila-s, raportojnë mediat italiane

D’Alessandro ishte shpallur në kërkim që nga mëngjesi i së premtes në datën 26 qershor.

Kundër tij rëndojnë dhe akuza të tjera si evazion fiskal, operacione financiare fallso në para e në të mira materiale

Mesazhet që të arrestuarit dërgonin në telefon si dhe në rrjetin social Facebook, hapin dritare të tjera për hetim rreth një organizate kriminale të përbërë nga shqiptarë, italianë dhe rumunë që merret me trafikim kokaine dhe marijuane.

Disa nga shqiptarët që kanë perfunduar ne pranga nga ky operacion, janë A.G 23 vjec, A.D, 28 vjec, M.G 40 vjec. Dy nënshtetas të tjerë shqiptarë janë vendosur nën arrest shtëpie, së bashku me një qytetare italiane 32 vjecare e një rumune.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here