Disfata edhe në votat për parti, PD ka shumicën vetëm në Këshillin Bashkiak Shkodër

Kliko per me shume info

kutZgjedhjet lokale të 2015 shënuan një suprizë të madhe për koalicionin e djathtë. Për herë të parë, opozita rrudhi ndjeshëm numrin e bashkive të fituara, duke marrë vetëm 15 kundrejt 45, që fitoi koalicioni i majtë dhe një bashki, atë të Finiqit, që u mor nga ish aleatja e demokratëve, Partia e Minoritetit Grek “Mega”.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2011, e djathta asokohe përfshi edhe LSI-në, fitoi 30 bashki dhe 179 komuna, ndërsa në këto zgjedhje, koalicioni opozitar jo vetëm që mori 15 bashki, por humbi mbështetjen edhe në ato njësi vendore të konsideruara si bastione të saj në veri të vendit.

Kliko per me shume info

Akoma më e zymtë është panorama që ofron rezultati i dalë nga kutitë e votimit për këshillat bashkiakë. Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet, nga 61 bashki kryeson shumicën vetëm në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, duke fituar 27 këshilltarë, kundrejt 24 të marrë nga Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Në Durrës, koalicioni i djathtë ka marrë vetëm 16 këshilltarë, kundrejt 35 të marrë nga e majta. Ndërkohë që në zgjedhjet lokale të 2011, koalicionit të djathtë po t’i heqim 4 mandatet e fituara nga ish – aleatja e demokratëve LSI-ja, arriti të marrë 21 mandate këshilltarësh, kundrejt 24 këshilltarëve të marrë nga e majta dhe një mandat të LSI-së.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, ku koalicioni i djathtë ka marrë 10 këshilltarë kundrejt 21 të mazhorancës qeverisëse, ndërkohë që në zgjedhjet lokale të 2011 pa mandatin e këshilltarit të LSI -së, e djathta mori 10 këshilltarë kundrejt 14 mandateve të koalicionit të majtë asokohe Aleanca për të Ardhmen.”

Në Bashki si ajo e Pukës demokratët dolën forcë e pestë në rezultatin e dalë për Këshillin Bashkiak, ndërsa në zgjedhjet e 2011 edhe sikur të mos llogarisim një mandat të marrë nga LSI -ja, asokohe në koalicion me të djathtën, koalicioni “Aleanca për Qytetarin, i kryesuar nga PD-ja, kishte shumicën në Këshillin Bashkiak.

Por rezultati i këtyre zgjedhjeve e renditi Partinë Demokratike edhe forcë të katërt apo dhe të shtatë në disa bashki, siç ishte rasti i Mirditës ku demokratët u renditën forcë e katër pas PBDNJ -së së Vangjel Dules, e jo më të kishin shumicën në Këshill Bashkiak. Apo akoma më keq, në Bashkinë e Gramshit, ku u renditën forcë e shtatë.

Thënë ndryshe, rezultati i dalë nga kutitët e votimit në rang kombëtar mes dy koalicioneve, e rendit Aleancën për Shqipërinë Europiane në vend të parë, me 991 mijë e 175 vota, kundrejt 507 mijë e 545 votave të marra nga Koalicioni i djathtë i kryesuar nga Partia Demokratike, duke e çuar të djathtën minus 483 mijë e 630 vota.

Tv Klan

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here